Walker: Kurti-Vuçiq u pajtuan për “kapërcimin e trashëgimisë të së kaluarës”

Autori: Gazeta inFokus
20:49 | 03 March 2023
“Po të kishte dashur Serbia të tejkalonte trashëgiminë e së kaluarës do ta kishte njohur pavarësinë e Kosovës”.
Kështu thotë ish-Shefi i Misionit Verifikues të Kosovës, William Walker, në një përgjigje për Insajderin pyetur rreth frazës në Preambulën e Plan-Propozimit të BE’së për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku thuhet se “Palët Kontraktuese […] zotohen […] për të kapërcyer/tejkaluar trashëgiminë e së kaluarës”, ndonëse thotë se ende nuk e ka lexuar tekstin e Plan-Propozimit në fjalë.
“Nëse po flasim për të kaluarën deri në 1999, mendoj se është vështirë të tejkalohet/kapërcehet me fjalë dhe marrëveshje. Qeveria e Beogradit ka provuar t’i lëndojë dhe t’i vogëlojë për nga pesha shqiptarët e Kosovës. Nëse për këtë po flitet si ‘tejkalim i së shkuarës’ unë këtë e kam shumë të vështirë ta kuptoj. Nëse po flasim për të kaluarën pak më të afërt, këtë të viteve të fundit, kjo është më ndryshe […] por nuk jam shumë i sigurt qe e kuptoj këtë fjali ‘tejkalimi i trashëgimisë të së kaluarës’”, tha William Walker për Insajderin.
Insajderi e pyeti ish-ambasadorin Walker se a mendon se një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet pa u adresuar e kaluara dhe pa kërkimfalje të Serbisë, ai shprehet mosbesues se një gjë e tillë do të mund të ndodhte por se shton se “kjo do të ndihmonte shumë”.
“Gjithçka që unë deri më sot kam dëgjuar më thotë që Serbia nuk do ta bëjë këtë [kërkimfalje]. Nëse Serbia do të dëshironte të kapërcente problemet e së kaluarës, ata do ta njihnin Kosovën. Kjo është themelore për çfarëdo marrëveshje. Kosova është komb. Komb tejet demokratik. Ka bërë punë të mirë për të dalë nga rrënojat e asaj çfarë Beograd i ka bërë, përfshirë luftën”.

Të tjera
-
‘’Janë publike bisedat me njerëz që kanë kryer krime’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka deklaruar ...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Më pas dita do të vijojë me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ...
-
Kallas çon mesazh për dialogun Kosovë – Serbi pas aterimit në Beograd
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Si...
-
“S’kemi votë për Haxhiun”, Kadriaj: Pa hezitim votojmë Selimin ose Bogujevcin, për kandidatë tjerë do të diskutojmë
Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, në RTV21 tha se, pas konstituimit të Kuvend...
-
Erdogan komenton befasinë që u kishte përgatitur Edi Rama
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka komentuar një nga momentet më ...
-
Shala i bindur: Me PDK-në, VV-ja dëmtohet!
Komentatori politik, Mentor Shala ka thënë se një koalicion me Partinë Demokr...
-
Bidenit i kanë mbetur 12 deri në 18 muaj jetë, thotë ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë
Një deklaratë e rrallë dhe shqetësuese vjen nga Dr. Ronny Jackson, ish-mjeku ...
-
Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza
Ushtria izraelite ka thënë se 100 kamionë që transportonin miell, ushqim për ...
-
Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, në emisionin “Clic...
-
Netanyahu thotë se lufta do të vazhdojë derisa të gjitha pjesët e Gazës të jenë nën kontrollin e Izraelit
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se “në fund” Rripi i Gazës – ...
-
E domosdoshme ngritja e Akademisë së Forcave Ajrore të FSK-së
Ngritja e Akademisë së Forcave Ajrore të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ...
-
Pasi Trepça u shpall kampion, ndodhi edhe takimi i shumëpritur: Kurti e Hamza shihen duke biseduar
Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll pas triumfit në “Minat...