Walker dekorohet nga Begaj: Një “Shqipëri e madhe” tashmë ekziston
Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 16 January 2023
Presidenti shqiptar Bajram Begaj dekoroi me një nga medaljet më të larta të Republikës së Shqipërisë, atë të “Kalorësit të Urdhrit të Flamurit”, ambasadorin William Walker, ish-kreun e Misionit Monitorues të OSBE-së në Kosovë në vitet ’99 që e cilësoi masakrën e Reçakut si “krim kundër njerëzimit”. Në ceremoninë e mbajtur në Tiranë, Begaj tha se Walker ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës.
Begaj u shpreh se ambasadori Walker është një personalitet ndërkombëtar, diplomat dhe humanist, i cili me punën dhe kontributin e tij krijoi një lidhje të pazgjidhshme me kombin shqiptar dhe me të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Dyzet e pesë qytetarë të pafajshëm të Reçakut u masakruan mizorisht nga trupat ushtarake dhe paraushtarake të regjimit të Millosheviqit. Ambasadori Walker, i pari, ekspozoi në mbarë botën këtë akt mizor dhe e cilësoi masakrën para mediave si ‘një krim kundër njerëzimit’. Falë veprimeve dhe angazhimeve të tij e gjithë bota u informua për krimet në Kosovë. E gjithë bota e qytetëruar u trondit. Vendet e qytetëruara dhe demokratike si edhe komuniteti ndërkombëtar reaguan me shpejtësi për të dënuar gjenocidin në zemër të Evropës dhe për t’i dhënë fund regjimit të Millosheviqit në Kosovë”, u shpreh Begaj.
Presidenti shqiptar i shprehu mirënjohjen ambasadorit amerikanpër angazhimin në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për mbështetjen e vazhdueshme të të drejtave të shqiptarëve, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Sot populli i Kosovës prosperon në rrugën e demokracisë dhe lirisë por hijet e atyre kohërave të trishta vërtiten akoma në rajonin tonë, në epokën e një lufte tjetër të re e të përgjakshme në Evropë. Pikërisht për të mos harruar krimet, për të ruajtur paqen dhe për të lënë një botë në paqe për fëmijët tanë, vlerësojmë personalitete si Ambasadori Walker, të cilët më punën dhe përkushtimin e tyre janë bërë shembull që duhen ndjekur dhe kanë hyrë në histori si ruajtës dhe mbrojtës të paqes, jetës, lirisë dhe prosperitetit të qytetarëve të Kosovës, të rajonit e të kombit tonë”, deklaroi Begaj.
Begaj përmendi edhe librin që po shkruan Walker për Reçakun duke thënë se do të jetë një kontribut i rëndësishëm dhe i shtuar për arsyet dhe parimet që bota demokratike, SHBA dhe NATO vendosën të ndërhyjnë dhe i dhanë fund gjenocidit serb në Kosovë.
Në fjalën e tij, ambasadori Walker shprehu mirënjohjen për dekorimin nga shteti shqiptar. Ai tha se ka kaluar shumë kohë duke i treguar botës se çfarë përfaqëson shteti më i ri në Evropë.
“E pranoj si një njohje shumë të vlerësuar, shumë përulëse dhe të papritur të përpjekjeve të mia në emër të kauzës shqiptare… Në vitet që nga pensionimi im si diplomat amerikan në vitin 2000, unë i kam kushtuar shumë kohë duke u përpjekur t’ia bëj sa më të kuptueshme botës së jashtme se me çfarë kam qenë i përfshirë në Kosovë dhe çfarë rëndësie ka ky komb i ri, çfarë ai përfaqëson”, tha Walker.
Walker, që tha se ftohet shpesh në ngjarje të diasporës shqiptare në Amerikë, tha se gjithnjë pyetet për idenë e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën. Mirëpo, Walker tha se një “Shqipëri e madhe” tashmë ekziston por jo në kuptimin e një etniteti gjeografik.
“Sipas mendimit tim, një ‘Shqipëri e madhe’ ekziston tashmë – jo si një entitet gjeografik, por më tepër si një trup universal mendimi. Në dy dekada ndërveprim me komunitet shqiptare në SHBA, në diasporë në mbarë botën dhe sigurisht në atdhe, më lanë shumë përshtypje dëshmitë e një ‘Shqipërie më të madhe kulturore’, dhe ajo është një entitet po aq solid dhe koheziv, sa ai i çdo shteti kombëtar të njohur ndërkombëtarisht”, tha ai.
Sipas tij, pavarësisht kritikave që ka për shqiptarët, tha se lidhjet që i lidhin shqiptarët si një janë shumë më të rëndësishme se dallimet mes tyre.
“Me gjithë kritikat e mia për atdheun shqiptar, për diasporën, se janë kaq të përçarë politikisht apo në çështje të tjera, e pranoj se sado përçarëse të jenë mosmarrëveshjet e tilla, lidhjet që i lidhin shqiptarët si një, janë shumë më të rëndësishme se dallimet mes tyre. Kudo që të lindin në botë, fëmijët e prindërve shqiptarë do të mësojnë shqip, çka përfaqëson shqiponja me dy koka, do të mësojnë se çfarë do të thotë të jesh ‘shqiptar’. Kjo për mua është krijimi i një ‘Shqipërie të madhe’ të vërtetë”, deklaroi Walker.
Ambasadori Walker ka qëndruar këto ditë në Kosovë për 15-vjetorin e masakrës së Reçakut.
Të tjera
-
Problemet me mungesën e energjisë elektrike, nesër banorët e fshatit Bardhosh organizojnë protestë
Shumë vende në Kosovë ditëve të fundit po përballen me mungesë të energjisë e...
-
Prokuroria nis hetimet ndaj tre personave për ryfshet, sekuestrohen 25 mijë euro
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet ndaj tre personave për keq...
-
Qeveria nesër e mban mbledhjen, por edhe pritjen e fundvitit me përfaqësues të medieve
Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mbledhjen e radhës. ...
-
Pesë gazetarë të Gazës u vrạnë nga një sụlm izraelit që synonte një grup të armatosur
Një kanal televiziv palestinez thotë se pesë nga gazetarët e tij janë vrarë n...
-
“Kurth i sajuar”, Veliaj: Jam kallëzuar në SPAK nga një anonim që nuk ekziston
Kryetari i komunës së Tiranës, Erion Veliaj tha sot gjatë mbledhjes së Këshil...
-
Hovenieri me Kurtin: Me bashkëpunimin më të ngushtë, do të lobonim më shumë për Kosovën
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka pritur në takim lamtumirës ambasador...
-
Haradinaj: Mërgata jonë përveç suksesit në afarizëm, i ka ruajtur edhe lidhjet e forta me atdheun
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
BQK lansoi Platformën për Krahasimin e Produkteve dhe Shërbimeve Financiare
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës njofton se në kuadër të angazhimit të ...
-
Çeku e Kurti takohen me stafin e klubit FC Liria
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, njofton se së...
-
Hovenier në takim lamtumirës më Gërvallën, vizitojnë në Dubovik kompleksin memorial të Jusufit e Bardhoshit
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka takuar sot për takimi...
-
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë nga 50 euro në muaj për një vit
Bashkësia Islame e Kosovës ka inauguruar projektin “Përkujdesja ndaj jetimëve...
-
Rusia kërkon të shmangen spekulimet, pas raportimeve se ajo rrëzoi aeroplanin në Kazakistan
Qeveria ruse ka kërkuar që të shmangen spekulimet mbi shkaqet e rrëzimit të n...