Walker: Deklarata e Vuçiqit është propagandë e Serbisë
Autori: Gazeta inFokus 19:13 | 06 December 2019
Ish-ambasadori i misionit të OSBE’së William Walker, ka thënë se nuk është aspak i befasuar lidhur me deklarimet e zyrtarëve nga Beogradi.
Walker, i cili gjatë luftës kishte alarmuar botën për masakrën e Reçakut, në një deklaratë ka thënë se kjo nuk është hera e parë që zyrtarë të Beogradit bëjnë deklarime të tilla.
“Kjo nuk është hera e parë që në 20 vjetët e fundit që zyrtarë nga Beogradi më kanë quajtur me emra të ndryshëm dhe kanë bërë trillime rreth asaj se çfarë ka ndodhur në Reçak. Ka dëshmi të shumta se kjo ka ndodhur. Unë kam qenë pjesë e varrimit të 40 e më shumë njerëzve të cilët ishin vrarë dhe masakruar atje. Kemi bërë një hetim dhe hetime të tjera janë bërë gjithashtu për këtë masakër e të gjitha kanë ardhur në përfundimin e njëjtë, sikur ajo çfarë kam thënë unë. Më vjen keq që zotëri Vuçiq nuk pajtohet me këtë dhe që mendon ndryshe. Në 20 vjetët e fundit, vazhdimisht qeveria në Beograd ka tentuar të mohojë atë se çfarë kanë bërë forcat e tyre policore në fshatin e pambrojtur të Reçakut”, ka thënë Walker.
Megjithatë, Walker thotë të jetë tejet i shqetësuar me mosdënimin e personave të cilët kryen këtë masakër, derisa thotë se nuk pret që Serbia të dënojë deklarata të tilla fyese.
“Masakra e Reçakut ishte bërë nga forcat e sigurisë nga Beogradi dhe kushdo që ka qenë përgjegjës për atë masakër, duhet të dalë para drejtësisë. E di që kjo ende nuk ka ndodhur dhe kam frikën se Serbia pretendon se që kjo masakër është mashtrim i rrejshëm. Por, mendoj se bota e di më mirë”, ka thënë për KTV-në ai.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke folur për dënimin e ish-ministrit Ivan Todosijeviq, e quajti vetë masakrën e Reçakut trillim e të inskenuar nga Walker.
Zyrtari i Listës Serbe, ndërkaq, u dënua me 2 vjet burgim, pikërisht se kishte bërë deklaratën e njëjtë për këtë masakër.
Megjithëkëtë, Prokuroria Speciale nuk ka dhënë informata nëse për deklarimet e Vuçiqit do të mund të nisë një hetim.
Por, një avokat i cili përfaqësoi një familje që pati viktima në masakrën e Reçakut, ka ushtruar tashmë kallëzim penal ndaj president të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Mirëpo, avokati Arianit Koci thotë se institucionet e drejtësisë do ta kenë të vështirë ta hetojnë presidentin e Serbisë për këtë deklaratë.
Deklarimet e Aleksandër Vuçiqit i ka dënuar ndër të tjerë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.
Të tjera
-
Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë, NATO mbështet dialogun e BE-së
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, në një video-adres...
-
Dardan Krivaça kundër të gjithëve në gjykatë: Po më shkelen të drejtat
Të mërkurën në Gjykatën Themelore të Ferizajt, ka vazhduar gjykimi kundër Dar...
-
Osmani falënderon Finlandën për mbështetje të anëtarësimit në KiE
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim dep...
-
O’Brien i kërkon Kurtit themelimin e Asociacionit dhe zbatimin e marrëveshjeve
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Kurti në takim me drejtuesin e landit gjerman, flasin për bashkëpunimin rajonal
Qëndrimi në Hannover i kryeministrit Albin Kurti, vijoi ditën e sotme me taki...
-
Incident në Prishtinë: Një burrë e fut me fo*cë një grua në veturën e saj
Një incident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Prishtinë. Se si ka ardhur...
-
Bislimi: Serbia shkelëse e të gjitha marrëveshjeve, BE-ja t’ia heqë masat Kosovës
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Biden nënshkruan paketën e ndihmës për Ukrainën dhe Izraelin
Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka nënshkruar paketën e ndihmës prej 95 mil...
-
Policia del me njoftim për arrestimin e zyrtarit të ATK-së bashkë me qytetarin që i dha ryshfet
Dy persona janë arrestuar nga policia sot të dyshuar për veprat penale “Dhëni...
-
Deputetja Bajrami i përgjigjet Elbert Krasniqit: A i ke mbjellë shtëpitë në ara që mandej me të mbi si lule?
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit Elbert Krasni...
-
Policia arreston në Mitrovicë zyrtarin e ATK-së, për korrupsion
Njësia e parandalimit dhe luftimi i Krimeve Ekonomike, Financiare dhe të Korr...
-
Osmani takon një grup punues të BE-së për rajonin, kërkon përkrahje për anëtarësim në Këshill të Evropës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur një delegacion të Grupit P...