Sport

Wakili bashkohet me kuqezinjtë

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 09 February 2018

Kuqezinjtë rikthehen të punojnë në Tetovë, pas tre ditëve të lira që stafi teknik u dha futbollistëve pas kthimit nga Antalia. Për herë të parë me grupin ka punuar mbrojtësi i majtë Alma Wakili i cili nuk ishte pjesë e fazës përgatitore në Turqi, shkruan infokusi.

Shkëndija nis javën e fundit të punës para vazhdimit të garave në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë dhe ndeshjen e parë zyrtare të vitit 2018 të mërkurën e ardhshme (14 shkurt) përballë Vardarit në Tetovë. Lojtarët kuqezi kishin tre ditë për të pushuar, pas një faze intenzive përgatitore në Antalia të Turqisë, ku mes tjerash u zhvilluan edhe katër ndeshje kontrolluese.

Sot skuadra u rikthye të punojë në Tetovë, ndërsa me bashkëlojtarët e tij u njoftua përforcimi i parafundit i këtij afati kalimtar Alma Abbo Wakili.

-Advertisement-

Mbrojtësi i majtë nga Nigeria u prit ngrohtë nga stafi teknik dhe futbollistët, ndërsa menjëherë pas matjeve në hapsirat e klubit ai bashkë me grupin zhvilloi seancën e parë stërvitore.

Me një pasqyrë të qartë pas fazës përgatitore, stafi teknik tani më balanson intensitetin e stërvitjeve për të pritur sa më të përgatitur sfidën e parë kampionale më 14 shkurt përballë Vardarit në Tetovë. /INFOKUSI.COM

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera