Lajme

Wagneri po lëviz me hapa të shpejtë në drejtim të Moskës

Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 24 June 2023

Forcat mercenare Wagner ia kanë mësyrë Moskës. Ata kanë thënë se tashmë kanë marrë kontrollin e objekteve ushtarake të dy qyteteve jugore, atë të Rostovit dhe Voronezhit. Presidenti rus Vladimir Putin është zotuar që do ta ndëshkojë rebelimin e udhëheqësve të Wagnerit.

Grupi i mercenarëve, Wagner, është duke lëvizur me hapa të shpejtë në drejtim të Moskës, raporton BBC.

Informacionet e verifikuara nga terreni është vështirë të sigurohen, ka shkruar mediumi prestigjioz, që ka thënë se megjithatë, trupat e Wagnerit janë parë në lëvizje në drejtim të veriut, në drejtim të kryeqytetit rus.

-Advertisement-

Këtë mëngjes, mercenarët e Wagnerit janë parë në Rostov, ndërsa më vonë u tha se trupat kishin arritur në Voronezh. Tani, guvernatori i rajonit të Lipetskut, ka konfirmuar lëvizjen e trupave të Wagnerit.

Moska është vetëm 400 kilometra larg këtij rajoni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera