Wagner thotë se Moska i premtoi municione
Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 07 May 2023
Shefi i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka folur të dielën për anulim të planit për tërheqje të forcave nga qyteti Bahmut, në lindje të Ukrainës.
Ai i ka bërë këto deklarata, pasi ka marrë premtime përgjatë natës se grupi do të furnizohet me armatim, në mënyrë që të fitojë kontrollin e qytetit.
Prigozhin pati thënë të premten se luftëtarët e tij, të cilët po luftojnë që disa muaj për Bahmutin, do të largohen nga qyteti, sepse ata kanë mbetur pa municion, prandaj edhe janë përballur me humbje të pajustifikuara.
Ai madje i pati bërë thirrje publike ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu që të ndihmojnë me furnizime.
Megjithatë të dielën, ai ka thënë se përgjatë natës janë furnizuar me municion, “për herë të parë pas gjithë kësaj kohe”.
“Neve na janë premtuar municione dhe armë, sa të kemi nevojë, për të vazhduar operacionet e mëtejme. Neve na është premtuar gjithçka që parandalon tentimet e armikut ndaj shkëputjes së furnizimeve tona”, ka shtuar ai.
Beteja për Bahmutin, të cilin Rusia e konsideron kyç, për të fituar kontrollin e gjithë rajonit të Donbasit, është kthyer në një betejave më të përgjakshme prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit të kaluar.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /REL/
Të tjera
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...