Wagner niset ta pushtojë Moskën, Rusia në prag të luftës civile

Autori: Gazeta inFokus
09:37 | 24 June 2023
Kreu i grupit mercenar rus, Wagner, po hetohet për nxitje të rebelimit, pasi akuzoi ushtrinë ruse për një sulm vdekjeprurës me raketa kundër trupave të tij. Yevgeny Prigozhin tha se “e keqja” në udhëheqjen ushtarake duhet të ndalet dhe u zotua se “do të marshojë për drejtësi”.
Autoritetet e mohuan sulmin dhe kërkuan nga Prigozhini që ai t’i ndalojë “veprimet e paligjshme”. Presidenti rus, Vladimir Putin, është njoftuar për situatën dhe po merren të gjitha masat e nevojshme, tha zëdhënësi i tij. Ngjarja paraqet një përshkallëzim befasues të grindjeve brenda Rusisë. Grupi Wagner është një organizatë paraushtarake që lufton përkrah forcave ruse në Ukrainë. Në muajt e fundit, Prigozhin është bërë gjithnjë e më i zëshëm në kritikat e tij kundër udhëheqjes ushtarake të Rusisë.
Në një audio-mesazh, të postuar në platformën e mediave sociale Telegram, ai tha se “një numër i madh” i luftëtarëve të tij është vrarë në një sulm të ushtrisë ruse në një kamp të Wagnerit, ndonëse nuk nxori asnjë provë që do t’i mbështeste pretendimet e tij. “Ata që vranë djemtë tanë dhe dhjetëra mijëra ushtarë rusë [në luftën në Ukrainë], do të ndëshkohen”, tha Prigozhin. “Ju kërkoj të mos rezistoni. Kushdo që e bën këtë, do të konsiderohet kërcënim dhe do të shkatërrohet”, shtoi ai. “Pushteti presidencial, Qeveria, policia dhe garda ruse do të punojnë si zakonisht. Ky nuk është një grushtshtet ushtarak, por një marshim për drejtësi”, tha Prigozhin.
Gjenerali Sergei Surovikin, zëvendësshef i forcave ruse në Ukrainë, i bëri thirrje atij që “t’i ndalojë autokolonat dhe t’i kthejë ato në bazat e tyre”. “Ne jemi të një gjaku”, tha ai në një video-mesazh. “Nuk duhet të luani në duart e armikut, në një kohë të vështirë për vendin tonë”, u shpreh Surovikin. Media shtetërore ruse raporton se FSB-ja – shërbimi i sigurisë në vend – ka hapur rast penal kundër Prigozhinit, duke e akuzuar atë për “thirrje për rebelim të armatosur” dhe përpjekje për fillimin e konfliktit të armatosur civil në Rusi.
FSB-ja raportohet se u ka bërë thirrje luftëtarëve të Wagnerit që të mos u binden urdhrave të Prigozhinit dhe të ndërmarrin hapa për ta arrestuar atë. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha përmes një deklarate se të gjitha raportet e Prigozhinit – të përhapura në mediat sociale – për sulmet ruse në kampet e Wagnerit, “nuk janë të vërteta”. Sipas agjencisë ruse të lajmeve, Interfax, Kremlini tha gjithashtu se “po merren masat e nevojshme”. Ndërkohë, në Twitter vazhdojnë lajmet se përmes Rostovit forcat e Wagnerit janë duke ju ofruar Moskës dhe gjithçka është afër një puçi ushtarak në Rusi.

Të tjera
-
Kelmendi: Pse Albin Kurti e lavdëroi sot Vuçiqin?!
Gazetari Adriatik Kelmendi ka komentuar deklaratën e Kurtit se vetëm në Kosov...
-
Kupchan: Mendoj se është vetëm çështje kohe kur Kosova do të jetë në NATO
Charles Kupchan, ish-këshilltari i Barack Obamës, ka thënë se është çështje k...
-
Cakolli i KDI ia gjen Kurtit edhe 18 shtete të tjera ku partia e parë ka fituar më shumë se e dyta dhe e treta bashkë
Eugen Cakolli i KDI-së ka shkruar në profilin e tij në “facebook”, duke tregu...
-
“Koha ka mbaruar, fitorja do të jetë e jona”, vazhdojnë protestat masive të studentëve në Serbi – policia përdor gaz lotsjellës
Protesta “Shihemi në Vidovdan”, e thirrur nga lëvizja studentore, filloi sot ...
-
Hapet “Tuneli i Kurrizit”, i transformuar krejtësisht
Tuneli i Kurrizit është hapur të shtunën pas disa muajsh punime për transform...
-
Përfshihet nga fla*kët një shtëpi në Lupç të Podujevës, s’dihet për të lënduar
Një shtëpi është përfshirë nga flakët në fshatin Lupç të Podujevës. Nuk di...
-
Ish-këshilltari i sigurisë së Trump: Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk mund të imponohet nga jashtë
Edhe pse Ballkani në sytë e ish-këshilltarit të sigurisë së presidentit Donal...
-
Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zja*rr pasi e gjuajti cigaren
Një 38-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia e Malit të Zi, si i dysh...
-
Fëmijë i braktisur në veturë në 43°C – policët thyejnë xhamin për ta shpëtuar
Një foshnjë u shpëtua nga një situatë potencialisht fatale në qytetin Corona ...
-
Bajrami: Propozimet e Kurtit janë shkelje flagrante kushtetuese
Shefja e GP Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas takimit të...
-
Aksident mes gjashtë veturave në Tiranë, lëndohen dy policë e një qytetar
Gjashtë vetura janë përfshirë në një aksident në Tiranë. Si pasojë e aksid...
-
Çmimi i naftës në botë drejt rënies më të madhe në dy vjet
Çmimet e naftës u rritën të premten, megjithatë projeksionet po tregojnë se d...