Lajme

Wagner merr edhe qytetin e dytë në Rusi

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 24 June 2023
BBC raporton se ushtarët e Wagner kanë marrë në kontroll ndërtesa ushtarake në qytetin e Voronezhit, një qytet mes Moskës dhe Rostovit, për të cilën mercenarët pretendojnë se kanë po ashtu kontrollin.

Guvernatori i rajonit Voronezh Aleksandër Gusev ka paralajmëruar se ka shumë raportime false që po qarkullojnë rreth një lëvizjeje të armatosur në rajon.

Ai gjithashtu thotë se forcat e armatosura ruse po kryejnë tani “masa operative dhe luftarake” në rajonin e Voronezhit si pjesë e aksionit të shpallur më herët kundër terrorizmit.

Sipas BBC një zjarr i madh ka shpërthyer në një depozitë nafte në Voronezh. Sipas Gusev, 100 zjarrfikës po punojnë për ta fikur zjarrin. Ende nuk është e qartë nëse zjarri ka lidhje me përparimin e forcave Wagner në Rusi.

-Advertisement-

/tvklan.al/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera