Lajme

VV’ja me aksion për Astrit Deharin para Prokurorisë Speciale, Kurteshi me akuza ndaj Thaçit dhe Veselit

Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 12 August 2024

Lëvizja Vetëvendosje ka implikuar AKI-në, Policinë e Kosovës, Prokurorinë për arrestimet e aktivistëve të saj lidhur me sulmin kundër Kuvendit të Kosovës, ndërsa urdhri sipas tyre ka ardhur direkt nga ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli.

Përmes një konference për media, përfaqësuesi i këtij subjekti në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, ka deklaruar se ky rast është bërë me urdhër politik dhe inskenim për të fshehur autorët e vërtetë të këtij rasti.

“Më 4 gusht 2016, ndodh sulmi me predhë në ndërtesën e Kuvendit. Ky ishte inskenimi i sulmit të armatosur mbi ndërtesën e Kuvendit te Kosovës, duke fshehur autorët e vërtetë dhe fajësimi i VV-së me qëllime te caktuara politike. Prej datës 5 gusht 2016 deri me 25 gusht, sipas policisë se Kosovës janë hetuar 4 persona krejtësisht të tjerë. Më 29 gusht 2016 arrestohet Astrit Dehari bashke me 5 aktivistë tjerë të VV-së për këtë sulm”, ka thënë Kurteshi.

-Advertisement-

“Ky arrestim ndodhi për të parandaluar dhe penguar protestën e opozitës më 1 shtator 2016, para parlamentit të Kosovës kundër Demarkacionit. Me urdhër politik nga maja e shtetit te involvuar ishin AKI, Policia, prokuroria dhe Gjykata, ku prokurori Abdurrahim Islami para pensionimit kërkon arrestimin e aktivisteve, ndërsa urdhrin e lëshon gjykatësi Vehbi Kashtanjeva, po ashtu pak para pensionimit”, ka thënë Kurteshi.

Fillimisht, kjo parti para hyrjes së objektit të Prokurorisë kanë vendosur disa pankarta ku është kërkuar përgjegjësi e drejtësi për Deharin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera