Lajme

VV’ja do të drejtohet përsëri Komisionit të Venedikut

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 29 May 2020

Komisioni i Venedikut është mbetur opsioni i fundit që Lëvizja Vetëvendosja do të shfrytëzoi.

Këtë e ka bërë të ditur edhe nënkryetarja e LVV-së, Arberie Nagavci në një konference për media, shkruan Gazeta inFokus.

Ngavaci ka thënë se pa vendimi të Gjykatës Kushtetues, VV do të shtjerrë të gjitha mundësit ligjore dhe politike.

-Advertisement-

“Besoj që këshilltaret e kryeministrit Kurtit do të i drejtohen Komisionin të Venedikut për të kërkuar opinionin e tyre”, është shprehur ajo.

Kjo nuk është hera e parë që kjo parti është drejtuar Komisionin të Venedikut.

Muaj më parë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka kërkuar këtij komisionit shpjegim për kompetencat e presidentit, Hashim Thaçi.

Por kjo e fundit iu ishte përgjigjur negativisht kërkese së Kurtit, duke vlerësuar që të pritet dhe të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera