Sport

Visar Berisha: Do të hyjmë në finale pasi kemi ekip me të përgatitur se Feronikeli

Autori: Erion Maliqaj 19:16 | 31 May 2020

Mbrojtësi dhe kapiteni i skuadrës së Ballkanit, Visar Berisha ka folur para sfidës me Feronikelin, ndeshje kjo që do të zhvillohet në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Berisha në një prononcim për Gazetën inFokus ka deklaruar se Ballkani do të hyjë në finale, pasi ka ekip më të përgatitur se Feronikeli.

Ai ka shtuar se forma e disa futbollistëve të Ballkanit është shumë e lartë.

-Advertisement-

Nuk mund të themi për asnjë ekip që është i përgatitur 100% për këtë fazë emergjente, por mendoj se ne kemi kapacitete të mjaftueshme në skuadër për tuj kundërvu një kundërshtari te tillë. Besoj shumë në skuadër pasi që forma e disa futbollistëve tanë është shumë e lartë dhe dëshira për tu rikthyer në fushën e gjelbër pas kësaj situate është tejet e madhe. Mendoj që do të jenë dy ndeshje të vështira jo vetëm për ne, por edhe për kundërshtarin dhe ne do të jemi në finale pasi që kemi ekip me të përgatitur se kundërshtari, deklaroi Visar Berisha.

Ndeshja, Ballkani – Feronikeli zhvillohet të mërkurën në ora 16:00, në stadiumin e qytetit në Suharekë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera