Sport

Valon Berisha ‘shpërthen’ ndaj kritikëve

Autori: Gazeta inFokus 23:47 | 11 October 2020

Kapiteni i sontem i Kosovës, Valon Berisha, ka shpërthyer ndaj atyre që po e kritikojnë atë dhe gjithë futbollistët e kombëtares, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ sonte pësuan humbjen e radhës në Ligën e Kombeve, ku në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ u mposhten nga Sllovenia me rezultat 1-0.

Pas ndeshjes Valon Berisha ka thënë se nuk janë Brazili, por Kosova.

-Advertisement-

“Na jemi Kosovë, nuk jemi Brazil. A po mendoni se nuk kemi dëshirë ne të fitojmë, po provojmë të ckyhemi në fushë për me fitu lojën, por nuk po mundemi”, tha Berisha.

Kosova nuk di për fitore tash e një vit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera