Lajme

VV tregoi çfarë financuan, Valon Syla del me një listë të veten

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 09 August 2022

Analisti Valon Syla ka kritikuar punën e Qeverisë Kurti, duke thënë se Kurti “nuk don dhe nuk din me qeverisë”. Syla tha që Qeveria Kurti është qeveria më e dobët statistikisht që nga shpallja e pavarësisë .

Ai ka bërë një listë të vetën. Syla tha se 90 për qind është suficiti i pashpenzuar i investimeve qeveritare në shkolla, çerdhe e rrugë, ndërsa tha që inflacioni zyrtar është 15 për qind.

Syla përmendi edhe largimin e qytetarëve nga Kosova dhe vizitat e Kurtit jashtë vendit.

-Advertisement-

Ky reagim i Sylës vjen pasi VV sot ka shkruar për “një sërë veprimesh e masash” për punë dhe drejtësi në vend.

“Puna dhe drejtësia nuk janë vetëm kërkesa legjitime të qytetarëve por edhe shtylla të progresit të përgjithshëm shoqëror. Puna nuk është vetëm vendi i punës por edhe mundësia për të mësuar dhe bërë përvojën e parë në jetë. Ndaj për këtë qeveria jonë ka bërë programe. Drejtësia është ajo e ligjit por mbi të gjitha është ajo shoqërore”, shkruan partia në pushtet.

Postimi i plotë i Valon Sylës:

Qe po hyjmë në shtator…

Suficiti i pashpenzuar i investimeve qeveritare ne shkolla, qerdhe, rruge = 90%

Inflacioni zyrtar = 15%

Numri i qytetarëve qe kanë ikur nga Kosova gjatë mandatit të Kurtit = mbi 60,000

Aplikimi për Këshill të Europës = një hajgare e harruar

Pregaditjet për krizën e rrymës = zero

Ditët e Kurtit të kaluar jashtë Kosovës pa sjellë asnjë investitor dhe asnjë njohje = mbi 50.

Tash ja ka nis me paralajmëru luftë.

Ky rrenc nuk din dhe nuk don me qeverisë. Rezultatet flasin vetë. Qeveria Kurti më e dobët statistikisht që nga shpallja e pavarësisë.

#albanologji #kurti #vvjosa

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera