Lajme

“Ngutu, bëje qeverinë!”, kjo është kërkesa e Walker për Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 14 January 2020

Gjatë ditës së martë, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është takuar me ish ambasadorin e OSB-së, William Walker, shkruan Gazeta inFokus.

E në këtë takim Walker ka kërkuar nga Kurti që të formohen sa më shpejtë institucionet e reja, shkruan Gazeta inFokus.
Kështu ka bërë të ditur VV’ja përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare.

“Në këtë takim miqësor u diskutua edhe për situatën aktuale politike në vend, me theks të veçantë formimin e institucioneve të reja të Republikës së Kosovës. Të dyja palët shprehën interesim që qeveria duhet të formohet sa më shpejtë në mënyrë që edhe vullneti politik i qytetarëve për ndryshim, i shprehur me 6 tetor, të jetësohet sa më parë”, thuhet në këtë postim.

-Advertisement-

Ndersa Wallker i ka thënë Kurtit të ngutet dhe ta bëjë qeverinë sa më parë.

“Kanë kaluar 100 ditë që nga mbajtja e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe duhet të formohet koalicioni qeverisës”.

Walker gjithashtu ka thënë se bisedimet për ndarjen e posteve janë metodë e vjetër e një sistemi të vjetër.

Po ashtu në prag të përvjetorit të 24 të masakrës së Reçakut është diskutuar për këtë masakër.

“Në prag të përvjetorit të 21-të të masakrës së Reçakut, u diskutua për rëndësinë e historisë në politikë, për përpjekjet nga Serbia për të mohuar krimet dhe për domosdoshmërinë e drejtësisë dhe zhdëmtimi për viktimat”, thuhet mes tjerash në këtë postim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera