VV: Thaçi është baba i “Zajednicës” e jo kundërshtar i saj
Autori: Gazeta inFokus 23:02 | 16 September 2020
Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur pafytyrësi të presidentit Hashim Thaçin vlerësimin që ia bëri ai si të rrezikshme e të dëmshme idesë që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të diskutohet me Serbinë në Bruksel të enjten.
Sot gjatë ditës, presidenca kërkoi nga Kuvendi i Kosovës që urgjentisht të votojë një rezolutë që ia ndalon kryeministrit Avdullah Hoti negocimin e çështjeve të brendshme të Kosovës dhe temave që rrezikojnë rendin e brendshëm shtetëror. Përmes një komunikate për media, Thaçi hapjen e temës së Asociacionit e ka konsideruar gabim të madh e shumë të rrezikshëm të Qeverisë së Kosovës.
Në një reagim për këtë çështje, Vetëvendosje ka kujtuar se një rezolutë e tillë është votuar qysh në muajin mars.
Kjo parti ka kërkuar nga Thaçi që para se të paraqesë Asociacionin si rrezik të japë përgjegjësi për marrëveshjet e mëhershme.
“Nëse ‘Zajednica paraqet rrezik për Republikën e Kosovës, gjë që është krejt e vërtetë, atëherë Presidenti Thaçi duhet të bëjë së paku tre gjëra: të distancohet dhe marrë përgjegjësi për marrëveshjen e prillit 2013, që është themeli i ‘Zajednicës’ që e nënshkroi si Kryeministër; të marrë përgjegjësi për ‘Zajednicën’ e gushtit 2015 të nënshkruar nga Kryeministër Isa Mustafa i shoqëruar nga vet Hashim Thaçi si Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe garantonte se ajo ishte në përputhje me Kushtetutën ndërkohë që më vonë doli se ajo e shkelë atë në së paku 23 nene të saj; dhe, të japë përgjegjësi për nënshkrimin e tij në letrën ku FSK-së i ndalohet kalimi në veri të vendit”, ka thënë VV-ja në reagimin e saj.
Vetëvendosje e ka cilësuar këtë si shtirje të Thaçit “vetëm sa për të mbetur edhe pak në skenën politike”. Kjo parti ka thënë se edhe kundërshtia mes presidentit dhe kryeministrit është e rreme.
“Ky reagim i Presidentit sot, nuk është asgjë tjetër pos pafytyrësi që përpiqet të simulojë opozitarizmin. Pra, ai po shtiret, po e luan rolin, vetëm sa për të mbetur edhe pak në skenën politike, dhe për ta faktorizuar veten ndërkombëtarisht. A i ka numëruar Thaçi sa rezoluta të tilla ka pasur, e sa janë shkelur nga vetë personi që është President? Ai vetë, në cilësinë e Kryeministrit bashkë me Daçiqin hodhën themelet e ‘Zajdenicës’, që më pas e ndalëm me protesta mbarëqytetare. Kjo kundërshti mes Thaçit e Hotit është kundërshti e rreme e dy anëve të së njëjtës medalje, është kundërshti e ndarjes direkte të Kosovës me atë të bosnjëzimit për t’u ndarë më vonë. Dallimi i tyre është vetëm kohor. Ata që thonë se ‘Zajednica’ është obligim në fakt janë duke negociuar ndarjen. Ndërsa kinse-kundërshtarët e tyre, opozita e simuluar, të cilët ka kohë që kërkojnë ndarje, sot bëjnë thërrasin kundër Zajednicës që e krijuan vetë. Njëjtë si hajni kur thërret ‘kapeni hajnin’”, thuhet tutje në reagimin e VV-së.
VV-ja në fund e ka quajtur të dëmshme dhe të papranueshme Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Por, sipas saj, “Hashim Thaçi është baba i ‘Zajednicës’ e jo kundërshtari i saj”.
“Si themelues i kahmotshëm atij vetëm i ka mbetur merak pse nuk është Thaçi implementuesi, por kryeministri i tij kukull. Qytetarët e Republikës së Kosovës, opinioni mbarëshqiptar, Lëvizja Vetëvendosje! dhe studiues të fushave të ndryshme kanë qenë në mënyrë konsekuente kundër marrëveshjeve që kanë rrudhur territorin dhe cenuar sovranitetin e vendit. Ne kemi kundërshtuar ‘Zajednicën’ Thaçi-Daçiq 2013 dhe atë Mustafa-Thaçi – Vuçiq- Daçiq 2015 sepse janë kundër rendit kushtetues dhe Republikës. Gatishmëria e kryeministrit të paligjshëm për ta ringjallur projektin famëkeq të Serbisë do të kundërshtohet siç janë kundërshtuar përpjekjet e padronëve të tij e që janë pikërisht këta nënshkrues”, përfundon reagimi i VV-së.
Të tjera
-
Deklarimi i çuditshëm i pasurisë nga Hysamedin Feraj: Shtëpinë e llogaritë 12 euro e 50 cent, banesën rreth 115 euro
Hysamedin Feraj çudit me vlerën e pasurive, deklaron shtëpi 12 euro e 50 cent...
-
Gazetari serb: Vuçiq dhe Lista Serbe do t’i tradhëtojnë deri në fund serbët e Kosovës
Analisti serb, Branisllav Kërstiq, ka deklaruar se në amplitudën e tradhëtisë...
-
Hoti ngre alarmin për mungesë të investimeve kapitale, kërkon rishikim të politikave fiskale
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaron se në Qeverinë Kurti janë ...
-
Shkoi për ta vizituar babanë, u bë piktor i njohur, historia frymëzuese e Zecir Gashit nga Gjermania
Një histori frymëzuese nis në vitin 1994 kur Zecir Gashi, kishte udhëtuar për...
-
Kosova merr një mirënjohje në Bienalen e Venecias, ministrja serbe e lëshon sallën (Video)
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se p...
-
46 mijë e 556 qytetarë me të drejtë vote në referendumin e së dielës në veri
46 mijë e 556 qytetarë të katër komunave veriore, kanë të drejtë të marrin pj...
-
Shumica e pasurisë së kryeparlamentarit Konjufca në emër të prindit
Vetëm një banesë 90 metra katrorë që ka vlerën e 60 mijë eurove, e ka deklaru...
-
Ngritët kallëzim penal ndaj dy inspektorëve dhe u.d kryeinspektores së Shëndetësisë, ia ndërprenë jashtëligjshëm punën një qendre shëndetësore
Është ngritur kallëzim penal ndaj ushtrueses së detyrës së kryeinspektores së...
-
Presidentja Osmani shumicën e pasurisë e deklaron në emër të bashkëshortit të saj
Në deklarimin e pasurisë të bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Presidentj...
-
Kryeministri Kurti deklaron pasurinë: Banesë në vlerë 400 mijë euro në emër të gruas (Dokument)
Kryeminsitri Albin Kurti ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrups...
-
Ramush Haradinaj deklaron pasurinë: Vetëm shtëpitë dhe vila e tij kanë vlerë mbi 1.2 milion euro (Dokument)
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar pasurinë e tij në A...
-
Memli Krasniqi deklaron pasurinë: 65 mijë euro në Bitcoin, shtëpi 180 mijë euro e banesë 120 mijë euro (Dokument)
Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar të shtunën, deklarimet e pasurisë s...