Lajme

VV të enjten vendos për kandidatin për kryeministër

Autori: Gazeta inFokus 23:25 | 15 May 2017

Vetëvendosje nuk do bëjë koalicion parazgjedhor me PDK-në dhe LDK-në, madje një gjë e tillë nuk pritet të ndodh as pas zgjedhjeve.

Kështu ka thënë për Indeksonline, deputeti në largim nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i cili thotë se ky është një vendim i marrë nga Këshilli i Përgjithshëm i Vetëvendosjes, i cili ka përjashtuar koalicionin me partitë në pushtet.

Ndërsa, sa i përket koalicioneve parazgjedhore ai thotë se janë në  bashkëbisedim me AKR-në dhe disa parti të tjera joparlamentare.

-Advertisement-

“Kemi një vendim të këshillit të përgjithshëm, i cili përjashton koalicionin parazgjedhor me PDK-në dhe LDK-në hiq, as parazgjedhor as kurrë. Pra, është vendimi i Këshillit të Përgjithshëm, i cili e përjashton koalicionin me partitë në pushtet. Sa i përket koalicioneve parazgjedhore, jemi në bisedime me disa subjekte joparalamentare, që është AAK dhe disa të tjera”, ka thënë Selimi.

Sa u përket koalicioneve parazgjedhore, partitë politike kanë afat deri të martën në mesnatë për të treguar koalicionet parazgjedhore në KQZ.

Ndërsa, sa i përket koalicionit me AAK-në dhe Nisman, Selimi thotë se ata kanë qenë të gatshëm, mirëpo nuk është dukur një gatishmëri e njëjtë edhe nga ata.

“Sa i përket koalicionit me AAK-në dhe Nismës, varet prej tyre. Ne kemi qenë të gatshëm por nuk po duket gatishmëri e njëjtë edhe nga ata. Ne kemi bashkëpunuar edhe në opozitë, por duket se ata nuk e kanë llogaritur ndonjë bashkëpunim parazgjedhor me neve dhe ne e respektojmë qëndrimin e tyre”, ka shtuar Selimi.

Vetëvendosje, pritët të vendosë për listën kandidatëve për deputetë dhe për kandidaturën e tyre për kryeministër, në Këshillin e Përgjithshëm që do të mbahet në ditën e enjte./Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera