Lajme

VV: Të dënohen zyrtarët që përdorën armë ose të amnistohen të gjithë që po vuajnë dënimin

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 26 Janar 2018

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku në seancën e sotme të Kuvendit ka folur për përdorimin e armëve të zjarrit nga zyrtare të lartë institucional, transmeton Infokusi.com

Millaku duke iu drejtuar kryeministrit të Kosovës, Ramush Hardainjt ka kërkuar dënimin e personave zyrtarë për përdorim të armëve apo amnistimin e të gjithë të dënuarve

“Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Dardan Gashi dhe të tjerët që gjuajtën me armë në odën e Fatmit Limajt duhet të dënohen për këtë veprim ose të amnistohen të gjithë personat që tashmë po vuajnë dënimin për veprën e njëjtë penale”, ka thënë Millaku.

-Advertisement-

Reagime të ngjashme me Millakun pati edhe nga Lidhja Demokratike Kosovës, transmeton Infokusi.com.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të zv. kryeministrit Gashi për gjuajtjen me armë. Ndërsa deputeti, Avdullah Hoti në një replikë me deputetin e PDK-së, Memli Krasniqi i ka thënë nëse nuk ndihet keq që në Qeveri është një zyrtar si Dardan Gashi ./INFOKUSI

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy