“VV s’ka votë për Haradinajn”
Autori: Gazeta inFokus
10:58 | 01 Gusht 2017
Deputeteja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj ka thënë se asnjë deputet i LVV nuk do ta votojë Haradinajn për kryeministër, por përkundrazi siç tha ajo do ta kundërshtojnë këtë qeveri, siç e quajti ajo, me mendësi të korruptuar.
“Konsiderojmë se ky koncepti i kontrabandimit të deputetëve nuk do të prodhojë asgjë tjetër përveçse do të vazhdojë një qeveri eventuale nëse arrin ta bëjë me një mendësi të korruptuar dhe kriminale siç është edhe vetë klani pronto nën ombrellën e të cilit vepron tani edhe z. Haradinaj. Prandaj, nga Lëvizja Vetëvendosje nuk do të ketë asnjë përkrahje, përkundrazi deputetët e LVV janë shumë, 32 dhe janë të angazhuar fuqishëm që vullnetin e qytetarëve të 11 qershorit ta përkthejnë në ndryshim edhe në parlament edhe në qeveri, sepse ky ka qenë vullneti i popullit. Dihet që Lëvizja Vetëvendosje është subjekti më i madh politik në vend dhe si të tillë pavarësisht zvarritjeve edhe përpjekjeve për kontrabandë konsiderojmë që shumë shpejt ne do të jemi në institucione”, tha Kadaj-Bujupi.
Ndërsa e pyetur për veprimet e LVV-së në rast se presidenti Hashim Thaçi nuk ua jep mundësinë e mandatarit të dytë, ajo tha se presidenti do të përballet me kushtetutën dhe protestat gjithë popullore që do t’i organizojë LVV.
“Çfarëdo përpjekje e ikjes së presidentit ndaj përgjegjësive dhe ndaj dhënies së mundësisë z. Kurti për ta formuar qeverinë do ta dërgojë atë në gjykatë kushtetuese dhe po ashtu do të merr përgjigjen e duhur përmes protestave gjithë popullore të cilat do të organizohen nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga populli të cilët e përkrahën z. Kurti që të jetë kryeministër i vendit”, ka thënë ajo./Zeri

T� tjera
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
































