Lajme

VV i shkon në vizitë BSPK-së

Autori: Gazeta inFokus 18:50 | 03 September 2018

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me nënkryetaren Fatmire Kollçaku e Boiken Abazin vizituan sot Bashkësinë e Sindikatëve të Pavarura të Kosovës në 28 vjetorin e grevës së përgjithshme të 1990.

Lëvizja Vetëvendosje i ka ofruar bashkëpunim BSPK-së në nivel lokal e ndërkombëtar për të kontribuar në përmirësimin e të drejtave të punëtorëve.

“Ai përsëriti gatishmërinë e përhershme të Lëvizjes VETËVENDOSJE! si forcë social-demokrate, për të bashkëpunuar me BSPK-në në nivel lokal dhe ndërkombëtar, në përpjekjen për të drejtat e punëtorëve dhe për sigurinë në punë, duke shfrytëzuar edhe forume si Internacionalja Socialiste, ku është anëtarësuar së fundmi Lëvizja”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.

-Advertisement-

Më 3 shtator 1990, BSPK-ja kishte organizuar grevë të përgjithshme në gjithë territorin e Kosovës duke kërkuar kthimin e punëtorëve shqiptarë në punë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera