VV: Shfrytëzim brenda e jashtë orarit për profitin e pronarit/FOTO
Autori: Gazeta inFokus
14:17 | 01 Maj 2017
Aktivistët e LëvizjesVetëvendosje! në ditën ndërkombëtare të punëtorëve zhvilluan një aktivitet simbolik për të drejtat e punëtorëve.
Vdekjet në punë mbesin alarmante dhe pa asnjë masë serioze të ndërmarrë nga institucionet. Vetëm në vitin 2017 kemi 6 punëtorë të vdekur në vendin e punës. Për më pak se katër muaj, janë gjashtë jetë të humbura njerëzish. Për këtë i kemi vendosur simbolikisht edhe gjashtë helmeta. Dhe punëtorët që humbin jetën në detyrë nuk guxojnë të trajtohen si raste aksidentale. Humbja e jetës së një punëtori sot nënkupton edhe humbjen e burimit financiar kryesor të një familjeje. Ndërkohë, në të shumtën e rasteve nuk ka shpagim e as kompensim.
Gati të gjithë punëtorët – veçanërisht të sektorit privat trajtohen si mjete, për rritjen e fitimit të kompanisë. Për punëtorët e Kosovës nuk ekziston Ligji i punës, as Kontrata Kolektive dhe as të drejtat elemetare të njeriut. Rreth 61.3% e të rinjve të moshës 15 deri 24 vjeç punojnë pa kontratë pune.
Të punosh pa kontratë ose të mos respektohet kontrata, sot nënkupton që të jesh ndërtues që i lë gjymtyrët në punë; të jesh punëtor sigurimi e të qëndrosh deri në rraskapitje për 150 euro pagë; të jesh shitëse me orar të zgjatur dhe të punosh pa ditë pushimi për një pagë që nuk mjafton as për të blerë miell për familjen, të jesh kamarier në qytete të vogla dhe të paguhesh nën 100 euro; të jesh taksist dhe të mos pushosh as për festa.
Rastet fatale, duhet të janë alarm edhe për shfrytëzimin që kalon i pavërjetur. Shteti që nuk u shërben punëtorëve, i shërben privatit. Një shtet i tillë i monopolistëve milionerë është armiqësor me qytetarët e tij që janë shumicë. Vetëm një organizim i fortë sindikal, politik e shoqëror mund dhe duhet të ndërhyjë për ndryshimin e kësaj situate.







T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
































