VV: S’është përmbushur kushti për korrupsionin, mos të ngutemi me demarkacionin

Autori: Gazeta inFokus
13:06 | 18 March 2018
Përfaqësues të Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar se nuk ka nevojë të ngutemi me miratimin e demarkacionit me Malin e Zi, përderisa Qeveria nuk e ka përmbushur kushtin për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
VV madje ka paralajmëruar se nesër do ta procedojnë në Kuvendi projektligjin konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar.Anëtarja e VV-së, Albulena Haxhiu ka numëruar disa nga rastet kur sistemi i drejtësisë në Kosovë ka dështuar.
Sipas saj, qeveritë e mëparshme përkundër asaj se kanë thënë se janë zero tolerant ndaj korrupsionit, kjo nuk ka ndodhur.
“Qeveria nuk mund të na hedhë as neve si deputet të VV, as qytetarëve e as BE-së. Raporti është dëshmi se Kosova vazhdon të mbetet ndër vendet më të korruptuara. Edhe raporti i tre ekspertëve të BE-së dëshmon se pako ligjore është jo-adekuate. Raporti përmend mos koordinimin në mes Policisë dhe gjyqësorit. Kosova nuk mund të ecë tutje nëse zyrtarët e saj akuzohen. Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë, andaj qysh nesër do ta procedojmë projektligjin për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme”, tha ajo.
Sipas saj, ky projektligj do të përforcojë gjyqësorin në Kosovë dhe do të jenë të hapur për shqyrtimin e tij në Kuvend.
“Qysh nesër do të procedojmë edhe interpelancën lidhur me këtë raport të cilin e fsheh edhe ministrja Dhurata Hoxha. Kryetari i VV-së i ka shkruar një letër kryeministrit Haradinaj, ku ka shprehur gatishmërinë. Nuk mund të ketë ratifikim të demarkacionit pa luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Është e papranueshme për ne si Kuvendi asnjëherë nuk e ka diskutuar këtë raport i cili ka dëmtuar rëndë interesat strategjike të Kosovës” tha ajo.
Kurse, deputetja Fitore Pacolli ka thënë se nuk ka heqje të vizave derisa nuk luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni. Sipas saj, jemi në prag të raportit të cilin e dërgon Komisioni Evropian, i cili pritet të mos jetë pozitiv për Kosovën, prandaj nuk duhet të ngutemi për ta votuar demarkacionin, përderisa Qeveria nuk ka përmbushur ende kushtin për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Gjasat që liberalizimi i vizave të ndodhë në këtë vitë janë pothuajse zero, prandaj ne kemi kohë t’i prmirësojmë gabimet për demarkacionin dhe ta luftojmë korrupsionin”, tha ajo.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë. Era do të fry...
-
17 të lënduar nga sul*met iraniane ndaj Izraelit
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Avichay Adraee, ka thënë se Ira...
-
Nafta pëson rritjen më të madhe ditore që nga viti 2022, ndërsa tensionet Izrael-Iran përshkallëzohen
Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm, pasi Izraeli ndërmori sulme ndaj objekteve...
-
Netanyahu: Ka akoma, regjimi nuk e di se çfarë e ka goditur
Duke iu drejtuar popullit iranian drejtpërdrejt, kryeministri izraelit, Benja...
-
AGK: E mirëpresim aktakuzën ndaj Simiqit dhe personit që sul*moi gazetarët
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka mirëpritur ngritjen e aktakuzë...
-
Ushtria izraelite: Më pak se 100 raketa u lëshuan nga Irani
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka thënë se më pak se 100 raketa balistike ...
-
Po përflitet si kandidate e LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, flet Rrezarta Krasniqi
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, po përflit...
-
Nesër në Drenas përurohet shtatorja e heroit Asllan Fazliu
Komuna e Drenasit, nën patronatin e kryetarit, Ramiz Lladrovci, organizon nes...
-
Ish-ambasadori izraelit në SHBA: Sul*met e Iranit po dridhin ndërtesat në Izrael
Sulmet hakmarrëse të Iranit kanë tronditur ndërtesat në Izrael, sipas ish-amb...
-
Su*lmi i Iranit ndaj Izraelit, deri tani nuk raportohet për të lënduar nga sulmet në Tel Aviv
Sulmet iraniane kanë rënë në një zonë brenda rajonit të Tel Avivit, por deri ...
-
Irani lëshon raketa drejt territorit izraelit, reagojnë Forcat Ajrore
Forcat Ajrore të Izraelit kanë reaguar menjëherë pas lëshimit të disa raketav...
-
Kurti viziton familjen ish-policit Arbnor Spahiu, premton angazhim maksimal për lirimin e tij
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot familjen e ish-...