Lajme

VV reagon pasi që NISMA dërgon ankesë në Gjykatën Kushtetuese

Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 22 November 2019

Koalicionin NISMA-AKR gjatë ditës se premte iu është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për t’u ankuar për mbi katër mijë vota të mërgatës, që të hiqen nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve.

E për këtë ankesë të këtij koalicioni, ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje, shkruan Gazeta inFokus.

Zëdhënësi i VV’së, Arlind Manxhuka ka thënë për Gazetën inFokus, se për shpëtuar nga ndëshkimi që morën nga qytetarët në zgjedhjet e 6 tetorit  ky koalicion duan të ndalojnë votat e mërgatës sonë.

-Advertisement-

“Kërkesa e NISMA-s për të anuluar edhe votat e bashkardhetarëve shpreh qartë të vërtetën e tyre për gjithë këtë proces. Pra ata për shpëtuar nga ndëshkimi që morën nga qytetarët në zgjedhjet e 6 tetorit duan të ndalojnë votat e mërgatës sonë. Ndërkaq më parë u fshehën edhe nën petkun e patriotizmit kinse duan të moslejojnë votat nga Serbia”, ka thënë Manxhuka për Gazetën inFokus.
Sipas tij përmes kërkesë se tyre për tu anuluar votat e mërgatës , shprehen fytyrën e tyre të vërteten.

“Duan të hyjnë në institucionet e vendit duke ua mohuar bashkatdhetarëve tanë të Republikës të drejtën e votës. Kaq mund të themi për tendencen e tyre” ka thënë ndër tjerash ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera