Lajme

VV reagon pas kontratës së qeverisë në arsim: Premtim elektoral i Hotit

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 22 January 2021

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pasi kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, është pajtuar me SBASHK-un, për nënshkrimin e kontratës kolektive, njofton GazetaBlic.Këto veprime Lëvizja Vetëvendosje po i shesh si premtime elektorale.

Nënkryetarja e kësaj partie, Fatmir Kollcaku-Mullhaxha, duke e quajtur këtë premtim para zgjedhjeve, ka thënë se pikërisht Hoti, sipas saj, do të jetë humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve.

“Hoti pas marrëveshjes me SBAShK-un: Mësimdhënësit do të marrin edhe pagën e 13-të duke filluar nga viti 2023. 2023? Ec e besoji këtij premtimi elektoral nga dikush që i numëron sekondat e fundit aty ku është ulur, dhe që pritet të jetë humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve”, ka thënë ajo në një postim në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera