Lajme

VV pas emërimit të Kryeshefit të Ujësjellësit: Sokol Xhafa s’ka të bëjë me subjektin tonë

Autori: Gazeta inFokus 20:51 | 07 April 2020

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas raportimit të sotëm të mediave se edhe një militant i saj është zgjedhur në krye të një ndërmarrjeje publike.

Zëdhënësi i partisë që po e qeveris vendin, Arlind Manxhuka, ka thënë se Sokol Hoxha, i zgjedhur sot ushtrues detyre i kryeshefit të Ujësjellësit “Prishtina”, nuk ka të bëjë me VV’në.

“Z. Sokol Xhafa dhe të tjerë që shihen në foto janë pjesëmarrës si përfaqësues të institucioneve që merren me burimet ujore, tryezë kjo si qindra tryezat tona të organizuara në Kuvendin e Republikës së Kososvës në legjislaturën e kaluar”, ka deklaruar Manxhuka, në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera