Lajme

VV pa u vonuar do t’ia dërgojë Presidentit emrin e mandatarit

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 17 January 2020

Lëvizja Vetëvendosje pa u vonuar do të ia dërgojë emrin e mandatarit Presidentit Hashim Thaçi ashtu siç parashihet me Kushtetutën e vendit.

Kështu ka thënë për Klan Kosovën, zëdhënësi i këtij subjekti politik, Arlind Manxhuka.

“Qëllimi ynë ka qenë dhe mbetet krijimi i institucioneve të reja në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur me zgjedhjet e 6 tetorit”.

-Advertisement-

“Në këtë drejtim ne po bëjmë të gjitha përpjekjet që sa më parë të kemi Qeverinë e re, ndërkaq siç është theksuar në mbledhjen e fundit të Kryesisë – pa u vonuar ne sigurisht se do ta dërgojë emrin e mandatarit ashtu siç parashihet me Kushtetutë dhe me këtë rast ne do ta njoftojmë opinionin publik me kohë kur do ta dorëzojmë emrin e mandatarit”.

I pyetur se a nënkupton kjo që VV do ta dorëzojë emrin e mandatarin pa një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, Manxhuka nuk ka dashur ta japë më shumë detaje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera