Lajme

VV optimiste në krijimin e koalicionit me LDK-në

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 24 January 2020

Optimiste në krijimin e një koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës është shprehur nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku.

Ajo ka thënë se nuk sheh ndonjë opsion tjetër, shkruan Gazeta inFokus.

“Ne i kemi në dispozicion ditët, kemi pritur deri tani, është mirë të mos ngutemi. Nëse është interesi i përbashkët për të jetësuar këtë koalicion atëherë mund ta gjejmë zgjidhjen. Zyrtarët e LDK-së kanë dalë në kundërshtim me deklaratat e njëri tjetrit. Jam optimiste nuk e mendoj njëherë për një zgjidhje tjetër përveç koalicionit.”,  ka thënë Kollçaku.

-Advertisement-

Nënkryetarja e VV-së gjithashtu se kjo parti ka qenë shumë korrekte me LDK-në.

Kollçaku një prononcim për medie para Kuvendit të Kosovës shtoi se ka vullnet të dyanshëm politik për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

“Jemi ku jemi qytetarët janë lodhur dhe jemi lodhur gjithë ne. Tani po ndodhë diçka e re pas 20 vjet pas luftës. Ishte dashur me mbete i shpresë sepse nëse jetësohet do të prek jetën e qytetarëve drejtëpërdrejt ta ndalimi një politikë korruptive. Nëse qytetarët e kanë parasysh ky proces nuk është i gjatë pasi LVV-ja për herë të parë ka mundësi që të qeverisë me vendin plotësisht tjetër”ka thënë ajo.

Mirëpo ajo nuk ka treguar se kur do të ndodhur takimi mes VV-së dhe LDK-së, shkruan Gazeta inFokus

“Tani jemi ku jemi, rikonfirmojë vullnetin e dy palëve. Ne nuk e kemi përmbyllë dhe dy palët janë duke bërë maksimalisht që të ndodhë një takim. Shumë shpejt do të ndodhë. Takimi do të ndodhë, i kemi aftat kushtetuese. Do të ndodhë, por nuk e dimë se kur.”, është shprehur nënkryetarja e VV-së./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera