Lajme

VV: Oda Ekonomike po favorizon bizneset serbe

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 19 April 2018

Aktivistë të Vetëvendosjes kanë organizuar një aksion simbolik pranë sallës së panaireve në fshatin Bërnicë duke kundërshtuar pjesëmarrjen e madhe të bizneseve serbe në këtëb panair.

Ata shpalosen një plakat përmes së cilës kërkuan bojkotimin e produkteve të Serbisë, shkruan Infokusi.com.

‘Kemi zhvilluar këtë aktivitet sepse Oda Ekonomike e Kosovës po favorizon bizneset serbe, pas kemi 170 biznese qe po marrin pjesë në panair e nga to janë 70 serbe. Duke pasur parasysh që Serbia eksporton në Kosovës rreth gjysme milioni euro qëllimi i saj është ta bëjë një milionë’, ka thënë deputeti Arbër Rexhaj.

-Advertisement-

Ai ka shtuar se bizneset shqiptare nuk ishin të informuara për këtë panair.

‘Sipas Ambasadorit shqiptarë, bizneset shqiptare nuk kanë qenë të informuara për këtë panair, është e padrejtë që ekonomia e Kosovës të vilet nga produktet dhe mallrat serbe e jo nga ato të Shqipërisë’, ka thënë  Rexhaj.

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) më 18 prill ka hapur panairin e përgjithshëm ndërkombëtar “Prishtina 2018”.

Ndryshe, në panairin i cili është i hapur deri më 21 të këtij muaj, po marrin pjesë 174 kompani, prej tyre 70 janë nga Serbia dhe vetëm një nga Shqipëria.

Kujtojmë që dy vite më parë, në një aksion të organizuar, aktivistë të Vetëvendosjes kanë përmbysur një kamion me produkte të Serbisë./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera