Lajme

VV nuk propozon kandidat për kryesues të Kuvendit Komunal të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 05 January 2022

Është duke u mbajtur seanca e Kuvendit Komunal të Prishtinës ku pritet të zgjedhet edhe kryesuesi i këtij kuvendi, shkruan Gazeta Infokus.

Edhe pse Lëvizja Vetëvendosje ka numër më të madh të asambleistëve ajo nuk propozoi asnjë kandidat për këtë pozitë.

“Lëvizja Vetëvendosje si subjekti më i madh politik në kryeqytet dhe me numrin më të madh të asamblistëve ka të drejtën që e para të propozojë kryesuesin, mirëpo ne heqim dorë nga kjo e drejtë”, tha përfaqësuesi i LVV-së gjatë kësaj seance./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera