Lajme

VV nuk i ndal shpresat që Albin Kurti do të jetë kryeministri

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 20 January 2021

Ndonëse po raportohet që Albin Kurti nuk mund të garoi në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje nuk është duke ndalur shpresat që ai do të bëhet kryeministër i Kosovës.

Kjo pasi që Këshilli Gjyqësorë ka marrë vendim që të ja ndaloi atij këtë garë.

Rreth vendimi të Këshillit Gjyqësor ka reaguar nënkryetarja e VV-së, Arberie Nagavci, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Nagavci ka thënë se Kurti do të jetë një kryeministër i suksesshëm.

“Albin Kurti është lideri që gëzon mbështetjen më të madhe qytetare. Është lider i pakontestueshëm, ishte dhe do të jetë Kryeministri më i suksesshëm.
Çdo betejë na ka forcuar, secilën sfidë e kemi tejkaluar, e fitoret i kemi të garantuara se qëllimet i kemi të drejta”, ka thënë ajo.

Kujtojmë që KGJK-ja ka marrë vendim që 47 kandidatëve për deputetë të ia ndaloj garën në zgjedhjet e 14 shkurtit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera