Lajme

VV – “Mos e prek Badovcin”

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 13 January 2020

Valës së reagimeve e bashkangjitjes së qytetarëve kundër ndërtimit skaj Liqenit të Badovcit i është bashkuar edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Qendra në Prishtinë e kësaj partie ka shpërndarë një reagim, të cili ne titullon “Mos e prek Badovcin”, shkruan gazeta inFokus.

Këta iu bëjnë thirrje edhe ministrisë së Mjedisit po edhe Komunës së Prishtinës që urgjentisht të ndalin të gjitha procedurat për ndërtim të çfarëdo kompleksi ndërgimor në atë vend.

-Advertisement-

“Çfarëdo ndërtimi në Liqenin e Badovcit është kundër qytetarëve të Prishtinës, është në dëm të ujit dhe në dëm të natyrës që edhe ashtu po na shkatërrohet përdit. MMPH dhe Komuna e Prishtinës duhet urgjentisht të ndalojnë të gjitha procedurat që do të lejonin ndërtimin e çfarëdo kompleksi ndërtimor në bregun e Liqenit të Badovcit”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Kështu, VV edhe ka ftuar qytetarët e organizatat tjera që të reagojnë për këtë punë, shkruan gazeta inFokus.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! qëndron fuqishëm në krah të mijëra qytetarëve që janë për mbrojtjen Liqenit të Badovcit. Ne përkrahim iniciativën që po rritet përditë, dhe ftojmë të gjitha organizatat e shoqërisë civile, qytetarët dhe organizatat tjera që të reagojnë për këtë çështje me rëndësi. Liqeni i Badovcit është në afërsi të Parkut Gërmia dhe me rekomandim edhe nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës është propozuar të mbrohen bashkërisht si një tërësi e vetme. Edhe vetë Plani Zhvillimor Komunal e dëshmon këtë:

“Me qëllim të ruajtjes dhe shfrytëzimit të qëndrueshëm të vlerave të natyrës dhe biodiversitetit në masivin e Gërmisë dhe më gjerë, Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës propozon zgjerimin e sipërfaqes së Parkut të Gërmisë duke përfshirë gjithë masivin e Gërmisë dhe Liqenin e Badovcit, ndërrimin e kategorisë së zonës së mbrojtur nga Park Regjional, e cila si e tillë nuk ekziston në Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës, në Park të Natyrës dhe hartimin e Planit Hapësinor dhe Planin e Menagjimit për Parkun e Gërmisë,” thuhet në Planin Zhvillimor Komunal të Prishtinës 2012-2022”.

Madje këta tregojnë që në të njëjtin dokument thuhet edhe që kjo zonë është në bmbrojtje që prej vitit 1966.

Ndërsa, nëse tolerohen ndërtime të tilla Vetëvendosje thotë që do të ishte fatale për shtetin e Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

“Shkatërrimi i resurseve ujore nëse tolerohen projekte të tilla do të jetë fatal për shtetin tonë. E megjithtë, lëvizjet në rritje të qytetarëve për mbrojtje të lumenjëve dhe liqeneve janë dëshmi e vetëdijësimit karshi gjendjes së keqe në të cilën janë katandisur resurset tona natyrore. Nuk do të tolerohen projekte të dëmshme që cënojnë liqenet tona, nuk do të lejojmë projektet e dëmshme që cënojnë lumenjt tanë, nuk do të lejojmë projektet e dëmshme që e cënojnë ajrin tonë, e gjithsesi nuk do të lejojmë projektet e dëmshme që e cënojnë natyrën që është thelbësore për jetën tonë.

“Ne kemi marrë informacione se Komuna ka pranuar ti aprovoj ‘Kushtet Ndertimore’ dhe investitoret në përputhje me këto kushte kanë realizuar projektin. Në lidhje me këtë Grupi i Asamblesitëve të Lëvizjes ka drejtuar edhe kërkesën zyrtare për çasje në këto dokumente por deri më tani nuk ka marrë përgjigjje. Ftojmë Komunën e Prishtinës dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që të ndalojnë sa më parë këto projekte, dhe jo të fshihen duke e fajësuar njëra-tjetrën. Ne e dijmë që një projekt i tillë nuk mund të zhvillohet pa aprovimin e të dy këtyre institucioneve, andaj edhe kërkojmë nga të dyja këto që në respektim të ligjit, në respektim të vullnetit qytetar të ndalojnë sa më parë zhvillimin e këtij projekti në Liqenin e Badovcit”./Gazeta inFokus/.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera