VV mban mbledhjen e Këshillit të Qendrës së Prishtinës
Autori: Gazeta inFokus 08:07 | 14 January 2018
Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje, sot do të mbahet mbledhja e Këshillit të Qendrës së Prishtinës.
Sipas njoftimit, kjo mbledhje do të mbahet pranë ASK, në orën 14:00.
Përndryshe, kandidati për të parin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dje ka shpalosur platformën e tij qeverisëse në krye të LVV-së, ku ka theksuar se ka pasur dëshirë që të ketë një kundër-kandidat.
Kurti ka shpalosur se cilat janë tri shtyllat në të cilat qëndron subjekti, të cilin dëshiron ta udhëheq.
“Së pari emri ynë jemi ne, ne që lëvizim për të vendosur vetë qytetarët. Në parim e drejta për vetëvendosje demokratike e popullit të Kosovës, është e drejta e që ky popull të shprehet për shtëpinë e vet, se a e do Republikë a Monarki. A e do bashkë me Shqipërinë a jo. Brenda kërkesës për realizimin e kësaj të drejte, pozicioni subjektiv i Lëvizjes Vetëvendosje është për Republikë dhe për bashkim me Shqipërinë, si e drejtë qytetare dhe njerëzore në frymën e bashkimit tonë evropian si nevojë ekonomike e sigurisë dhe kulturës të të gjitha shtresave të shoqërisë tonë. Serioziteti ynë është vendimtar për t’i bindur partnerët ndërkombëtar që të jenë bashkëpunues me neve në këtë projekt, i cili është edhe në të mirë në rajonit”.
“Së dyti, programi ynë e bënë zhvillimin, ai vazhdimisht është përmirësuar e përditësuar, kështu do të jetë edhe në vijim. Një program jo dogmatik, por shumë doktri nar, ku fokusi është tek nevoja për zhvillim ekonomik, për mbrojtje të prodhimit vendor, deri në mundësinë për të konkurruar. Dhe së treti, ne përbëjmë organizatën tonë, zhvillimi i një organizate transparente, ku çfarë thuhet bëhet sipas statutit e një rregulloreje, një organizatë që ka vend për njerëz me mendime të ndryshme, që nxit kritikat”, tha ai.
Të tjera
-
Gërvalla me vendim ndalon punësimin e familjarëve në MPJD
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka marrë vendim...
-
Sandulloviq falënderon Osmanin për ngritjen e çështjes së tij në mbledhjen e OKB-së
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, ka falënderuar presidenten e Kosovës pë...
-
Dënohen me burg shtatë të akuzuarit për dhunimin e 11-vjeçares, njëri lirohet
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me 72 vjet burgim shtatë të akuzua...
-
Deputeti ukrainas: Serbia ta pranojë Kosovën
Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, thotë se Kosova nuk mund të jetë “zon...
-
Themelorja dhe Apeli konfirmojnë aktakuzën ndaj Dragisha Milenkoviqit për kri*e lufte në Kosovë
Gjykata Themelore e Prishtinës dhe Gjykata e Apelit kanë konfirmuar aktakuzën...
-
Osmani mbledh partnerët pas OKB-së: Kosova krenare që ka kaq shumë miq
Presidentja Vjosa Osmani pas takimit të Këshillit të Sigurimit në OKB ka mble...
-
Momenti kur kryesuesja e seancës së KS të OKB-së u bë nervoz me Vuçiqin, i bie edhe tavolinës me dorë
Të hënën është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuar...
-
Gjendet 12-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Pejë
Është gjetur 12-vjeçarja e cila ishte raportuar e zhdukur nga babai i saj në ...
-
Pse BE-ja s’i sanksionon politikanët e korruptuar?
Komisioni Evropian (KE) kishte propozuar para rreth një viti se Bashkimi Evro...
-
Policia apelon për kujdes në trafik pas reshjeve të shiut
Policia e Kosovës ka apeluar pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar gja...
-
Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Pejë
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës, ku janë...
-
Shkoi në shkollë e nuk u kthye më, zhduket 12 vjeçarja në Pejë
Një vajzë 12 vjeçare është raportuar e zhdukur në Pejë, shkruan Gazeta Infoku...