Lajme

VV: Liberalizimi erdhi nga puna dhe angazhimi i qeverisjes së re

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 18 April 2023

Lëvizja Vetëvendosje ka uruar qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave nga Parlamenti Evropian.

Sipas VV-së, liberalizimi ka ardhur nga puna dhe angazhimi i qeverisjes së re e cila siç thuhet ka zhbllokuar procesin dhe ka bindur vendet anëtare të BE-së, që ta caktojnë datën 1 janar 2024 si datën e fundit prej të cilës qytetarët e Kosovës, do të lëvizin pa regjimin e vizave.

“Sot Parlamenti Evropian votoi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Nesër nënshkruhet akti ligjor për liberalizimin e vizave dhe krejt çfarë mbetet është që vendimi të publikohet në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe të hyjë në fuqi. Është puna dhe angazhimi i qeverisjes së re në vend që ka zhbllokuar procesin e liberalizimit të vizave dhe ka bindur vendet anëtare të BE-së ta caktojnë datën 1 janar 2024, si datën e fundit prej të cilës qytetarët tanë do të lëvizin pa regjimin e vizave”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Madje sipas VV-së, Kosova në dy vitet e fundit përmes miratimit të mbi 100 ligjeve kreu reformën më të lartë ndonjëherë në kuadër të integrimit evropian.

Ndryshe përmes një seance plenare, Parlamenti Evropian ka miratuar sot vendimin final për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Pas këtij hapi pason nënshkrimi i tekstit që garanton liberalizimin e vizave për Kosovën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera