VV-LDK| 99 ditët e pajtimit për t’u takuar
Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 13 January 2020
Në një vend me qeverisje normale e politikan të zakonshëm 100 ditë janë të mjaftueshme për të vlerësuar qeverinë nëse ka punuar apo jo si duhet.
Madje edhe në Kosovë, vend që pretendon të jetë i tillë, pas 100 ditëve punë, kryeministri raporton për të arriturat e tij në Kuvend, shkruan gazeta inFokus.
Por, tash këtë të martë, bëhen plot 100 ditë, që Kosova jo veç që është pa qeveri të mirëfilltë, por që prej se kanë përfunduar zgjedhjet.
E pavarësisht se qytetarët vendosën se kush do të dëshironin t’i udheheqë, si duket kjo ka pak rëndësi për ata që kërkojnë votën.
Në fakt, qytetarët, ani se pjesa më e madhe e tyre nuk votuan, ata që e kryen obligimin e tyre qytetarë vendosën që për këto katër vite, opozita të bëhet pozitë.
Por, pozita që ishte deri tash, e që konsiderohej problematike, u pajtua me rezultatin, e pranoj humbjen e edhe daljen në opozitë, shkruan gazeta inFokus.
Tash si për çudi problemi është tek ata që morën votat, Vetëvendosje si e para parti e LDKsi e dyta.
Këto dy parti, ani se garantonin që për 72 orë do të bënin koalicionin, po kalojnë 100 ditë prej që është bërë qeveria e marrëveshje nuk po arrijnë asesi të bëjnë.
Arsye për këtë, publikisht thuhen nga më të ndryshmet, por që krejt këto kanë të bëjnë me postet politike.
Fillimisht telashe pati për Ministrinë e Punëve të Brendshme, që të dy partitë e dëshironin veç për vete.
Pastaj, si duket kjo u zgjidh, tash telashet janë me postin e Presidentit, shkruan gazeta inFokus.
Kryeparlamentari mendohet t’i takonte LDK-së, por që në mungesë të marrëveshjes, Vetëvendosje e bëri Glauk Konjufcën, gjë që prishi të gjitha matematikat që ishin deri në atë moment.
Kjo e futi edhe në një krizë të re “Koalicionin e Shpresës”.
Tash LDK, më nuk po pajtohet me idetë e vjetra, pasi kryeparlamentari nuk është më i saj, në fakt partia e Isa Mustafës, nuk po pajtohet edhe veç me Presidentin, të cilin tash po ia lejon VV.
E krejt këto probleme, si duket e kanë lodhur edhe bashkësinë ndërkombëtare, e sidomos ata nga ShBA-të.
Shpesh kryediplomati amerikan viziton herë njërën e herë tjetrën parti, por që rezultati ende nuk po shihet.
Në fakt, deri tash, nga pajtimet më të shpeshta e nga rezultatet që më së shumti herë është bërë publike pas këtyre takimeve në mes të Vetëvendosjes e LDK-së, e që kandë ditur të zgjasin edhe me më shumë se 4 orë ka qenë pajtimi për t’u takuar përsëri./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Pesë raste të dhụnës ndaj grave gjatë të dielës në Kosovë
Pesë raste të dhunës janë raportuar vetëm gjatë të dielës në rajonet e Kosovë...
-
Dy aksidente trafiku në Prishtinë të dielën
Të dielën janë shënuar dy aksidente trafiku në kryeqytet. “Rr. Xheladin Re...
-
Arrestohet i dyshuari për vjedhje ari në një banesë
Të dielën është arrestuar një person që dyshohet se kishte vjedhur stoli ari ...
-
KQZ mblidhet sot, ky është rendi i ditës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot nga ora 15:00. Ky është ...
-
Fluks i shtuar i pacientëve për shkak të gripit, rekomandohet vaksinimi
Fluksi i pacientëve në Qendrat e Mjekësisë Familjare është rritur për shkak t...
-
Këto janë produktet më të eksportuara dhe importuara në vitin 2024
Kosova vazhdon të ketë bilanc negativ tregtar, ani se ka një rritje të lehtë ...
-
Cila është zgjidhja për të nisur gjykimi në mungesë ndaj Radoiçiqit
Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, në mungesë ndaj Milan R...
-
Sot rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do të dalin përp...
-
“Jo për shkak të disa negociatave të veçanta…”, deklaratat e O’Brien për serbët në veri dhe thirrja për dialog
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Bedri Hamza sot viziton kooperativën “Krusha”
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ...
-
IHMK apel për shkak të ngricave: Kujdes i shtuar nga drejtuesit e automjeteve, këmbësorët e të moshuarit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka thënë një ciklon që ka ardhur nga j...
-
Një ciklon nga Italia sjell mot të ftohtë sot në Kosovë
Një ciklon i ardhur nga jugu i Italisë ka bërë që sot në Kosovë të ketë ulje ...