Lajme

VV kritikon Ramë Liken për mënyrën e fillimi të mësimit

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 14 September 2020

Përmes një konferencë për medie, Vetëvendosje ka kritikuar Ministrin e Arsmit, për mënyrën e fillimi të vitit të ri shkollor.

Sipas deputetit të kësaj parti politike, Fitim Uka, kjo Ministri ka lënë shumë paqartësi në mënyrën s e si do të fillojë procesi i mësimit për klasën e 7, 8, 9, 11 dhe 12, raporton Gazeta Infokus.

“Duhet të cekur se edhe vetë vendimi i MASHTI lë shumë pa qartësi se si do të filloje mësimi për këto klasë. Nuk e kemi të qartë se a do të filloj më skenari me A B apo të kombinuar. Për kaq muaj jo që nuk dolën po shkaktuan edhe shumë huti tek nxënësit”, ka thënë Uka.

-Advertisement-

Uka poashtu ka deklaruar se ka shumë shkolla të cilat nuk i plotësojnë as kushtet higjienike, përderisa Ministri Lika duke mos respektuar masat sot gjënë kohë të përurojë shkolla./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera