Lajme

VV kritikon qeverisjen e Shpend Ahmetit në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 12 November 2018

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë në të cilën ka kritikuar qeverisjen e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit.

Salih Zyba, deputet i VV-së, në Kuvendin e Kosovës, tha se kryetari Ahmeti vazhdimisht është duke hequr dorë nga programi i tij.

“Në mbledhjet e para të vitit 2013, LVV i fitoi zgjedhjet dhe ndryshimet e para u vrejtërn me menjëherë. Shpend Ahmeti gradualisht po heq dorë nga zbatimi i programit, Shpendi duke mos pranuar krahët filloi të prishë koalicionin e vetëm duke e shndërruar në institucion jo transparent” tha ai.

-Advertisement-

Ndërsa, Arbër Vokrri, asamblist në këtë komunë tha se gjatë mandatit të VV-së qeverisja kishte arritur t’i ndaloj ndërtimet ilegale.

“Gjatë mandatit të Lëvizjes Vetëvendosje qeverisja ka arritur një nivel të lartë duke filluar nga ndërprerja e ndërtimeve të egra, me angazhimin e inspektoratit është vendosur rend në Komunë” tha ai.

Sipas tij sot është krijuar një situatë krejtësisht tjetër, ku edhe përmendi zgjerimin pa leje të ndërmarrjes Albi Mall.

“Sot po ndodhë e kundërta , numri i ndërtimeve vjen e shtohet, që nga maji nuk është publikuar asnjë leje në website-n e komunës, pra ka bazë që te dyshohet për një fenomen korruptiv. Ndërtesa e investitorëve të Albi Commerc, për këtë ndryshim pa leje do të ishte e pamundur që të mos vërehet nga kryetari Ahmeti” tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera