VV krenohet me “ndaljen” e ndërtimeve, por Ahmeti dha dyfish leje më shumë se Mustafa (Video/Dokument)
Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 27 May 2017
Me një prej punëve që më së shumti është krenuar Lëvizja Vetëvendosje në fillim të mandatit qeverisës në Prishtinë, ka qenë bllokimi i ndërtimeve dhe ndalja e dhënies së lejeve të reja.
Të gjithë e mbajnë mend kryetarin Shpend Ahmeti, i cili krenohej në vitin 2014, se sa pak leje ndërtimi kishte dhënë Komuna e Prishtinës, duke thënë se lejet e shumta të ndërtimit janë burim korrupsioni.
Gjithashtu, Ahmeti deklaronte se ndërtimi masiv ishte në kundërshtim me kushtet urbanistike dhe dëmtonte cilësinë e jetës së prishtinasve, duke e paraqitur këtë si një prej problemeve kryesore të qeverisjes së mëparshme të Prishtinës.
Mirëpo, ndryshe nga perceptimi publik që u krijua në fillim, realiteti është ndryshe për vitet e më pasme.
Të dhënat zyrtare të Komunës së Prishtinës tregojnë se në vitin e parë të qeverisjes së Ahmetit u dhanë vetëm 83 leje për 228,882 metra katrorë ndërtim, mirëpo në vitin 2015 lejet u dyfishuan dhe u dhanë 158 leje ose u dhanë leje për 594,722 metra katrorë ndërtim.
Sasia e madhe e lejeve dhe e ndërtimeve të egra është bërë shqetësim edhe për qytetarët, duke u bërë kështu edhe subjekt emisionesh dhe reportazhesh mediale.
Një investigim i bërë më herët nga Kallxo.com, nxjerr në pah se shumë leje për ndërtime të reja bien ndesh me planin zhvillimor urban të Prishtinës dhe zaptojnë hapësira që ishin parashikuar për gjelbërim.
Ky plan ka përcaktuar kushte e kritere specifike për ndërtimet e reja, të cilat ekspertët po thonë që nuk janë respektuar.
Edhe pse kryetari Ahmeti e ka kritikuar vazhdimisht paraardhësin e tij, Isa Mustafa, për masivitetin e lejeve të dhëna, në vitin 2016 si vit i parafundit qeverisës i Ahmetit, Komuna e Prishtinës ka dhënë leje shumë më tepër se në vitin 2012, që ishte viti i parafundit qeverisës i Mustafës.
Në vitin 2012, Komuna e Prishtinës e qeverisur nga Isa Mustafa ka dhënë 100 leje ndërtimi për një sipërfaqe ndërtimi prej 247,867 metra katrorë. Ndërsa, në vitin 2016, përkatësisht në vitin e parafundit të qeverisjes së Ahmetit, Komuna e Prishtinës ka dhënë 158 leje për një hapësirë dyfish më të madhe prej 515,637 metra katrorë.
Nga përfaqësuesit e ndërtimtarëve, Ahmeti ishte akuzuar më herët se lejet për ndërtime po i jepte në mënyrë selektive, duke i favorizuar grupet e interesit të afërta me Vetëvendosjen, derisa protestuesit e sektorit të ndërtimit në Prishtinë para disa kohësh edhe ishin fyer nga udhëheqësit e Prishtinës, duke i quajtur ata mafioz. /Lajmi.net/
Të tjera
-
Krerët e UÇK-së i ankohen trupit gjykues, i shkruajnë një letër me disa kërkesa
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...
-
Nenad Rashiq i indinjuar që serbët autentikë të Kosovës janë ende jashtë procesit të dialogut
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk pret asgjë ...
-
Çitaku: Për ata që po ngrisin pikëpyetje, Mitrovica e Jugut është komuna e parë për numrin e premtimeve të realizuara
Pas një aksioni të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Jugut...
-
Tensionohet situata në Shqipëri, protestuesit konfrontohen me policinë
Ka patur tensione të forta në sheshin “Willson” mes protestusve dhe policisë....
-
“Bajrami ka “avulluar” 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”, deputetja e LDK’së – Bajqinovcit: A ka njeri normal që të beson?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj postimit të deputetit...
-
30 ditë paraburgim ndaj tre serbëve që provokuan në Deçan
Ne Gjykaten Themelore në Pejë – Dega në Deçan sot është mbajtur seanca për ca...
-
Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipë...
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...