VV konfirmon se do të marrin pjesë në takimin e ftuar nga presidentja Osmani
Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 11 September 2021
Lëvizja Vetëvendosje është shprehur e gatshme të takohet me presidenten, Vjosa Osmani për të diskutuar rekomandimet e IKSHPK-së për shtyrje të zgjedhjeve.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, Sekretari për Media dhe Komunikim në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.
“Ne jemi të gatshëm si subjekt të takohemi me Presidenten kurdo që ajo na thërret”, tha ai.
Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të hënën ka ftuar në një takim konsultativ partitë politike për të diskutuar lidhur me ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike në vend.
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka thënë se kjo parti do të marr pjesë në takimin e së hënës.
“PDK nuk i është shmangur asnjëherë takimeve institucionale dhe do të merr pjesë në takimin e të hënës. Të gjitha qëndrimet dhe propozimet e PDK, kryetari Memli Krasniqi do ti shfaqë në takim”, ka thënë Abdullahu.
Insituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka rekomanduar që zgjedhjet lokale të 17 tetorit të shtyhen. Kështu është konstatuar në letrën që IKSHP-ja i ka dërguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.
Në letër thuhet se mbajtja e zgjedhjeve paraqet rrezik për përhapjen dhe rritjen e infeksionit me COVID-19 e si pasojë edhe rritje të rrezikut të rasteve me fatalitet.
“Në bazë të analizës së situatës aktuale epidemiologjike të rasteve me COVID-19, bazuar në raportet e rasteve të hospitalizuara dhe vdekjeve nga SHSKUK dhe spitalet rajonale, dhe profeksioneve për muajin shtator deri në fillim të tetorit, Task Team i IKSHPK-së është i mendimit se mbajtja e procesit zgjedhor, i cili ngërthen në vete tubime publike dhe grumbullim të qytetarëve, paraqet rrezik për përhapjen dhe rritjen e infeksionit me COVID-19 e si pasojë edhe rritje të rrezikut të rasteve me fatalitet. Prandaj, meqenëse procesi zgjedhor mund të ketë ndikim të shtuar në përhapjen dhe rritjen e rasteve me COVID-19, rekomandojnë shtyrjen e procesit zgjedhor, përkatësisht ndalimin e aktiviteteve publike, grumbullimit të qytetarëve dhe tubimet publike të të gjitha llojeve dhe natyrave pa përjashtim, deri në vlerësimin epidemiologjik të radhës”, ka thënë në letrën për presidenten IKSHPK-ja të publikuar nga Koha.
Të tjera
-
Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj
Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmar...
-
Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani tha se Kosova nuk kundërshto...
-
Abazi: Fokusi duhet të jetë te zgjedhjet në veri, jo të shpallet Serbia desktruktive – ashtu siç edhe është
Deputeti i pavarur, Haki Abazi, thotë se më shumë duhet fokusuar në zgjedhjet...
-
Votimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE ende s’ka hyrë në agjendën e Komitetit të Ministrave
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i ka bërë thirrje mw 16 prill K...
-
Pse e shkarkoi Qeveria serbe kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi?
Një krizë politike shpërtheu sërish në një komunë në jug të Serbisë të ba...
-
Dhuną në familje, Haxhiu letër kryetarëve të komunave: Zbatoni obligimet që dalin nga strategjia
Në cilësinë e Koordinatores Kombëtare kundër dhunës në familje, dhunës ndaj g...
-
Prokuroria inicion rast ndaj profesorit Xhevat Krasniqit për veprën penale “ngącmim seksuąl”
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka inicuar rast në drejtim ...
-
“U shku me vrą Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi sa ishte në mal ditën kur ndodhi vrąsja e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitari Gazmend Zeqiraj, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...
-
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza
Nënat e Srebrenicës kanë falënderuar sot Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani,...
-
DW: Marrëveshja e Ohrit zyrtarisht pjesë e negociatave BE-Serbi
Zbatimi i plotë i marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën që ...
-
Konjufca priti në takim anëtarët e Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme të Çekisë
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot n...
-
Haradinaj: Raporti i DASH-it goditja më e fuqishme, duhet t’i shërbejë Qeverisë që të japë dorëheqje
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kome...