Lajme

VV kërkon të shqyrtohen financat e KPK një ditë pas arrestimit të Krasniqit, Hoti: Kjo s’është rastësi

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 20 Prill 2023

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se sot u ka shkuar ftesa për mbledhje të Komisionit për Buxhet për të martën, ku do të shqyrtohet Raporti Vjetor Financiar i Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2022.

Ftesa për ta shqyrtuar këtë raport vjen një ditë pasi Prokuroria Speciale në krye me Blerim Isufajn urdhëroi arrestimin e Kryeshefit të KEK’ut, Nagip Krasniqit, nën dyshimin për tri vepra penale, raporton Express.

Hoti ka thënë se ky është raporti i parë i ndonjë institucioni që shqyrtohet në Komisionin për Buxhet prej se ka filluar viti 2023 dhe ka thënë se kjo s’është rastësi. Sipas tij, Qeveria po do të ndikojë në drejtësi.

-Advertisement-

“Nuk është rastësi që menjëherë pas veprimeve të djeshme të prokurorisë, si dhe sulmit të sotëm të Kurtit ndaj prokurorisë, të angazhohen vartësit e tij për të vazhduar sulmet me mjete tjera. Merreni me mend deri ku shkon kjo mazhorancë në marrinë e saj për të ndikuar në drejtësi. Do të jetë e pamundur të ndikojnë, vetëm se Kosova do ta paguajë në raport me integrimet euro-atlantike dhe anëtarësimet në mekanizma ndërkombëtarë”, ka shkruar Hoti.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy