Lajme

VV kërkon të ndërrohet ligji i punës

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 04 July 2018

Kryerja e obligimeve të punëdhënësve për punëtorët sipas ligjit dhe monitorimi i inspektoratit të punës do të jenë tema me prioritet në Kuvendin e Kosovës, të cilat do të ngriten nga Lëvizja Vetëvendosje.

Këtë e paralajmëroi nënkryetarja e VV-së Fatmire Kollqaku sot në një konferencë për media me rastin e vdekjes së punëtorit Seldin Aliu në vendin e tij të punës në një fabrikë të Prizrenit, më 30 qershor.

“Vdekja e këtij të riu lirisht mund ta quajmë tragjedi kombëtare. Ne jemi shumë të shqetësuar me trendin e aksidenteve në vendin e punës. Ne duam të dimë se a do të jep dikush përgjegjësi për vdekjet në punë. Çështja më urgjente është ndryshimi i ligjit të punës dhe ligjit për shëndet në punë. Ne kërkojmë që punëdhënësi t’i kryejë obligimet sipas ligjit duke iu krijuar punëtorëve në punë. Detyrë e inspektoratit është që t’i monitorojë nëse punëdhënësi po i përmbush obligimet e veta. Ne do të angazhohemi edhe në Kuvend që këto tema të jenë me prioritet”, tha ajo.

-Advertisement-

Kollqaku me këtë rast ftoi gjithë akterët relevantë që të punojnë në këtë drejtim, në mënyrë që të ulet numri i aksidenteve në punë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera