Lajme

VV-ja: PDK ka të drejtë kur thotë së ka nxitur paritë politike kundër korrupsioni

Autori: Gazeta inFokus 20:24 | 11 September 2019

Valdrin Ahmeti nga Vetëvendosje ka thënë se Arben Gecaj i PDK-së ka të drejtë kur thotë se PDK-ja e ka nxitur shoqërinë dhe partitë politike drejt luftës kundër korrupsionit.

Por sipas tij, kjo për faktin se vetë kjo parti e ka instaluar korrupsionin.

“Niveli i diskutimit publik në Kosovë nuk e ka kredibilitetin e duhur kur bëhet fjalë për korrupsionin. Është e vërtetë që PDK-ja na ka shtyrë në këtë temë, për arsye se krejt çka di të bëjë PDK-ja në qeverisje është korrupsioni. Neve na duhet si shoqëri me u marrë me këtë punë në të cilën na ka sjell PDK-ja”, ka thënë Ahmeti

-Advertisement-

Ai ka thënë se hapi i parë që do ta bëjë Vetëvendosje është miratimi i ligjit antimafia, i cili, siç ka thënë e bën konfiskimin e pasurisë të cilës nuk i dihet prejardhja.

Ka përmendur edhe vettingun, i cili, siç ka thënë, fillon nga nivelet e larta në sistemin e drejtësisë, me Këshillin Gjyqësor, me Këshillin Prokurorial, si dhe me Policinë e Kosovës.
Ahmeti ka thënë se vettingu do të bëhet pas ndryshime të nevojshme kushtetuese, e me ndihmën e ekspertëve ndërkombëtarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera