Lajme

VV-ja: Nuk duhet të diskutohet me Serbinë për fatin e të pagjeturve

Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 01 October 2020

Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media ka folur për të pagjeturit e luftës së fundit në Kosovë.

Saranda Bogujevci nga VV-ja ka thënë se çështja e të pagjeturve nuk është një temë që duhet të diskutohet me Serbinë.

Por sipas saj duhet të kërkohet të zbardhet fati i të pagjeturve, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Çështja e të pagjeturve nuk është temë që komunikohet me Serbinë duhet të kërkohet që të zbardhet fati i të pagjeturve të Kosovës.

Çfarë ka ndodhur dhe kush e ka kryer krimet e kjo nuk përmendet fare edhe nëse përmenden të pagjeturit.

As në nivelin ndërkombëtar dhe as rajonal Kosova nuk trajtohet e barabartë. Ende jemi duke pritur për plotësim ndryshimin e ligjit.

Dhe kjo duhet të bëhet sa më parë nuk ka nevoje për pritje. Dokumentimi dhe digjitalizimi i të dhënave duhet të bëhet”, ka thënë Bogujevci./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera