Lajme

VV-ja kërkon mbështetje nga qytetarët përmes zarfeve në zgjedhjet e 11 qershorit! (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 07 June 2017

Me ofrimin e datës së zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka ndryshuar strategjinë e thirrjes së qytetarëve për të votuar, kështu duke ju dërguar atyre ftesa në zarfe për t’i dhënë mbështetje më 11 qershor.

Është Fitore Pacolli, kandidate për deputete nga ky subjekt politik, ajo e cila ka vendosur në praktikë një metodë të tillë, me anë të së cilës ka kërkuar përkrahje nga qytetarët e Komunës së Prishtinës, për tu angazhuar në Parlamentin e Kosovës në disa prej fushave që Pacolli, pretendon të jetë zëri i qytetarëve.

“Gazeta Blic” ka arritur të sigurojë një prej ftesave të dërguara në zarfe qytetarëve të Prishtinës, në të cilën thuhet se:

-Advertisement-

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Lëvizja Vetëvendosje si organizatë politike e cila njihët për konsistencën e vet dhe parimet e saj tashmë të njohura, më ka kandidauar për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Duke pasur parasysh edukimin tim për politikë dhe marrëdhënie ndërkombëtare dhe përvojën time në fushën e edukimit si dhe përvoja ime si Drejtuese e Kabinetit të Kryetarit të Prishtinës, me ndihmën dhe mbështetjen tuaj do të angazhohem në Kuvendin e Kosoves në këto fusha:
• Edukimi parashkollor, i luët dhe i lartë
• Barazi gjinore
• Abmienti, kultura dhe sporti
• Politikat e jashtme dhe integrimet evropiane

Prandaj ju duke votuar të vetmen vijë të kuqe, Lëvizjen Vetëvendosje, me numër 35 dhe mua si kandidate të saj për deputete Fitore Pacolli-Dalipi me numër 60 do të jem ëri i juaj për adresimin e kërkesave dhe nevojave tuaja në Kuvendin e Kosovës

Më poshtë mund ta shihni ftesën:

Kohë më parë ky subjekt politik dhe subjektet tjera paten përdorur SMS-et për t’i ftuar qytetarët në ngjarje të ndryshme. Një gjë e tillë është cilësuar si e bezdisshme dhe shqetësuese për qytetarët nga ana e agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Gjatë vitit 2015 janë paraqitur 131 ankesa, në viti 2016 janë paraqitur 120 ankesa, ndërkaq për shkak të mos njohurisë së qytetarëve lidhur me keqpërdorimin e të dhënave personale të tyre nuk ka pasur asnjë ankesë gjatë këtij viti. /Gazeta Blic/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera