Emri që bie në sy është ai i Besnik Mujecit, e që është njëherit edhe asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës.

Pas largimit të aksionarëve të pushtetit, opozita e kryesuar nga Vetëvendosja kishte emëruar aksionarët e saj.

Në qershor të këtij viti, VV-ja e kishte emëruar Besnik Mujecin si aksionar në ndërmarrjen “Stacioni i Autobusëve” në Prishtinë.

-Advertisement-

I njëjti sot është arrestuar me 11 mijë doza ekstazi në Tiranë. Policia e Shqipërisë dyshon se Mujeci me 4 të tjerë e kanë shfrytëzuar sezonin turistik, duke bartur drogë me autobusë.