Lajme

VV-ja dhe PDK-ja shpërfillin kërkesën e OJQ-ve që në krye të Kuvendit të caktohet një grua

Autori: Gazeta inFokus 07:08 | 24 January 2020

Seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Prizrenit është caktuar që të mbahet në fillim të javës së ardhshme, ndërkohë që dy partitë më të mëdha që përfaqësohen në këtë organ kanë publikuar kandidaturat e tyre, shkruan sot Koha Ditore.

Përderisa Lëvizja Vetëvendosje ka shpalosur emrin e kandidatit për këtë funksion para më shumë se dy javëve, PDK-ja rishtazi ka publikuar kandidatin e saj, gjë që ka ngjallur reagime nga partitë e tjera opozitare. Ndërkohë në debat janë inkuadruar edhe aktivistet e shoqërisë civile, duke përkujtuar se deri më tani nuk ka kandidate nga radhët e këshilltareve.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thirrur mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës për datën 27 janar 2020, ku në rend dite do të jetë pika për zgjedhjen e kryesuesit të organit më të lartë vendimmarrës lokal. Disa orë pas publikimit të këtij njoftimi, administratori i degës së PDK-së, Jeton Bytyçi, ka njoftuar se ky subjekt politik ka kandidatin e vet për kryesues të KK-së.

-Advertisement-

“Grupi i kuvendarëve të PDK-së propozon Sulltan Badallin për kryesues të KK-së së Prizrenit”, ka thënë Bytyçi.

Mirëpo, një veprim i tillë ka ngjallur reagimin e AAK-së, që përmes shefit të Grupit të këshilltarëve, Ilir Baldedaj, ka përkujtuar se për zgjedhjen e kryesuesit nevojiten 21 vota.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera