Lajme

VV: Interesat partiake po dëmtojnë studentët kosovarë

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 01 March 2018

Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për medie ka reaguar për përjashtimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga Komiteti i Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).

Gjatë kësaj konference deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci ka thënë se ky përjashtim është shumë shqetësues ndërsa përgjegjësia bie mbi kryeministrin Haradinaj dhe ministrin e Arsimit, shkruan Infokusi.com

‘Lëvizja Vetëvendosje e konsideron si shumë shqetësuese përjashtimin e AKA nga Komiteti i Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë ndërsa përgjegjësia është e institucioneve të vendit në radhë të parë e Qeverisë së Kosovës, e vet kryeministrit Haradinaj i cili kishte urdhëruar shkarkimin e të gjithë anëtarëve të bordit dhe e vet Ministrit të Arsimit’, ka thënë Nagavci.

-Advertisement-

Ajo ka shtuar se studentët po dëmtohen për shkak të interesave personale dhe partiake.

‘Është e papranueshme që arsimi i lartë në vend të dëmtohet deri në këtë masë për shkak të betejave partiake, biznesore ne mes të grupeve të caktuara të interesit. Duhet të mos harrohet fakti se shkarkimi i këshillit shtetëror është bërë për arsye partiake dhe kjo tashmë është praktikë e zakonshme ne qeverise të vendit. Për interesa personale dhe grupore, për direktiva partiake erdhëm në një situate kur studentet tanë të ballafaqohen me sfida për njohjen e diplomave të tyre’, ka thënë ajo.

European Quality Assurance Register for Higher Education’ (EQAR), e ka përjashtuar Agjencinë Kosovare të Akreditimit nga anëtarësia për shkak të shkarkimit të bordit të kësaj agjencie që ishte bërë me kërkesë të Kryeministrit, Ramush Haradinaj. AKA rreth këtij vendimi ka të drejtë ankese brenda 90 ditëve./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera