Lajme

VV i kundërpërgjigjet Gashit e Gecajt të LDK-së në lidhje me përkrahjen për Biden

Autori: Islam Morina 00:10 | 17 October 2020

Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë i LVV-së, Kreshnik Ahmeti, me anë të një postimi në Facebook, u është kundërpërgjugjur dy zyrtarëve të LDK-së, Arben Gashit e Bajram Gecajt, shkruan Gazeta inFokus.

Gashi e Gecaj e kritikuan ish kryeministrin Albin Kurti, lidhur me thirrjen që të votohet Joe Biden në zgjedhjet presidenciale në Sh.B.A.

Por Ahmeti ua ka përkujtuar dy zyrtarët e LDK-së, se Kurti tashmë është vetëm kryetar i LVV-së, e cila është edhe anëtare e Aleancës Progresiste, ku është anëtare edhe Partia Demokratike e ShBA-ve.

-Advertisement-

Ky është postimi i plotë i Ahmetit:

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, ka mbështetur publikisht kandidatin Joe Biden për President të ShBA-ve. Kurti nuk ka funksione a pozita institucionale, por është kryetar i subjektit tonë politik që bën pjesë në Aleancën Progresiste e ku është anëtare edhe Partia Demokratike e ShBA-ve”, shkruan Ahmeti në Facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera