Lajme

VV i kujton LDK-së me video mbështetjen për kryeparlamentarin

Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 15 January 2020

Vetëvendosje ende nuk ka bërë asnjë reagim publik pasi që LDK-ja ka publikuar draftin e marrëveshjes së propozuar më 8 janar.

Por, zyrtari i Sekretariatit për media të këtij subjekti Erzen Vraniqi ka postuar një videoincizim të datës 26 janar, një deklarim të kreut të LDK-së, Isa Mustafa, në të cilin ai thotë se ky subjekt do ta votojë pa asnjë kusht themelimin e institucioneve të reja, të drejtuar nga VV-ja.

Konferenca për shtyp është mbajtur tri orës para zgjedhjes së Glauk Konjufcës kryeparlamentar.

-Advertisement-

“Me Kushtetutë, i takon partisë së parë që ta bëjë propozimin për kryetar të Kuvendit. Nëqoftë se do ta kemi një kandidat që e propozon VV-ja, ne jemi marrë vesh që deputetët tanë ta votojmë atë kandidat në mënyrë që të mos krijojmë pengesa kushtetuese për konstituimin e Kuvendit”, është shprehur kreu i LDK-së.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera