Lajme

VV i kthehet kritikave për Devollët: Pas rishikimit të buxhetit, 25 milionëshi i parë shkon për Devollin

Autori: Gazeta inFokus 21:34 | 15 July 2020

Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj, Albin Kurti me vite të tana kanë akuzuar rënd vëllezërit Devolli, Shkëlqim e Blerim Devollin për shkatërrim të ekonomisë së vendit dhe monopole të fituara si rezultat i korrupsionit dhe lidhjeve me partitë politike.

Madje disa herë edhe në Kuvend Kurti kishte kërkuar hetime për disa privatizime të Devollëve dhe për monopolin e homologimit. Këto kritika sikur u harruan sa ishte Vetëvendosje në pushtet, por duket se po kthehen përsëri në skenë.

Deputeti i VV-së, Hekuran Murati, në profilin e tij në Facebook ka shkruar se pas rishikimit të buxhetit pagesa e parë nga “pakoja e rimëkëmbjes” pritet të shkojë për Devollin.

-Advertisement-

Murati që është kryetar i Komisionit për Financa, thotë se shuma e borxhit që po e kërkon kompania e biznesmenit Blerim Devolli nga Telekomi, është e barabartë me shumën e gjithë pagesave që do të bëhet për punëtorët e sektorit privatë që nuk kanë marrë paga gjatë muajit prill.

Postimi i plotë i Hekuran Muratit:

Dhe ja, pagesa e parë nga “pakoja e rimëkëmbjes” pritet të shkojë për Devollin.

Prandaj PDK nuk e kishte problem ta votojë rishikimin e buxhetit “me gjithë defektet e shumta”.

Sa për krahasim, shuma prej rreth 25 milionë euro që po i kërkohen Telekomit, është e barabartë me komplet shumën për pagesat prej 170 eurove për qytetarët.

Siç edhe e kam thënë atë ditë në seancë kur po votohej rishikimi i buxhetit, këtyre as që u bën për qytetarin. Por po mundohen që në emër të ndihmave nga 170 euro për qytetarët të kalojnë edhe qindra miliona tjera që do t’i ndajnë mes vete.

Pas kësaj, pritet që me “pakon e rimëkëmbjes” ta ndihmojnë edhe Contour Globalin me 20 milionë euro.

E qytetarët vazhdojnë të presin se do të ndihmohen me pakon e rimëkëmbjes…

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera