Lajme

VV: E rëndësishme është të mërkurën të bie Qeveria (Video)

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 08 May 2017

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visa Ymeri shpreson që të mërkurën edhe kur është caktuar seanca e Kuvendit të Kosovës për t’u votuar mocioni të bie Qeveria.

Këtë ai e tha në një konferencë të jashtëzakonshme të mbajtur nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili gjithashtu tha se do bëjnë çmos për të kundërshtuar Demarkacionin.

“Për format e protestës do të ju njoftojmë me kohë, por e rëndësishme është që të mërkurën në orën 10:00 të votohet mocioni kundër rrëzimit të Qeverisë.

-Advertisement-

Në këtë konferencë foli edhe shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca i cili thotë se vet fakti se deri tani nuk është votuar Demarkacioni ekziston një bindje se ky Demarkacion është një verizion i gabuar.

Meritë e mos kalimit të Demarkacionit, sipas Konjufcës nuk është vetëm e opozitës dhe qytetarëve, por edhe një numri të madh të deputetëve të koalicionit qeverisë.

“Nuk është vetëm opozita që ka kontribuar në mos miratimin e demarkacionit, por edhe deputetët e koalicionit. Kësaj po i frikësohet Isa Mustafa dhe për këtë po bëjnë edhe presion, duke arrestuar kështu shumë qytetarë e aktivist, por presioni po bie shumë edhe mbi deputëtët e mazhorancës”, ka thënë Konjufca.

Sipas tij, është e mirë se numri i deputetëve të koalicionit qeverisës që kundërshtojnë Demarkacionin po rritet dita ditës, duke thënë se sot bëhet fjalë për 15 deri 20 deputetë që e kundërshtojnë këtë marrëveshje.

Ai inkurajon që ky numër të rritet edhe më shumë./Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera