Lajme

VV e ndryshon statutin, Kurti mbetet kryetar i partisë

Autori: Gazeta inFokus 22:37 | 19 November 2019

Me statutin aktual të Lëvizjes Vetëvendosje, nëse kreu i VV-së bëhet kryeministër shteti, duhet ta lirojë pozitën e kreut të partisë. LVV-ja ka nisur procedurat për ndryshimin e statutit, e me ndryshimet e reja Albin Kurti mund të mbaj dy pozita, atë të kryeministrit të shtetit dhe krut të VV-së.

Albin Kurti doli politikani më i votuar në zgjedhjet e gjashtë tetorit.

Rrjedhimisht ai pritet që të bëhet edhe kryeministër i Kosovës.

-Advertisement-

Por, në momentin që do ta merr këtë pozitë atij do t’i duhet ta lë postin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo pasi që statuti aktual i partisë që ai drejton këtë çështje e ka të rregulluar në kësi forme.

Por kjo duket se do të ndryshoj.

Madje Lëvizja Vetëvendosje, ka nisur të punoj intenzivisht që të ndryshoj këtë pikë të statutit.

Kryesia e partisë që drejton Kurti, thonë se nuk paraqet tashmë asnjë problem që kryetari i tyre të jetë edhe shef partie por edhe në krye të Qeverisë.

Por një ndryshim të tillë nuk e shohin shumë të shëndetshëm për VV, njohësit e situatës politike në vend.Madje po konsiderojnë që do të ndikonte në imazhin e VV-së.

Sipas Demhasaj, kjo do t’i jepte të drejtë ndarjes së VV dhe PSD-së.

Në fund të vitit 2017 brenda Lëvizjes Vetëvendosje kishin filluar përçarjet.

Pozita e kryetarit ishte ajo që kishte krijuar pakënaqësi tek grupi që u ndanë e që tashmë i përkasin PSD-së.

Ata nuk pranuan edhe një kandidim të Albin Kurtit për kryetar të Vetëvendosjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera